Adria Airways Logo Adria Airways

Glamping Olimia Adria Village

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Terme Olimia

Prestigj në zemrën e natyrës.

Me pushimet që afrojnë, a e keni gjetur ndonjëherë veten me dilemën nëse do të niseni në një vend të shkretë me një çadër për të kaluar pushimet tuaja në mes të natyrës, apo ta merrni veten me të mirë në mes të relaksit kaq të nevojshëm në një hotel? Të dyja opsionet kanë avantazhet e veta, por glampingu i kombinon të dyja këto. Glampingu, që dikush mund ta përshkruajë "kamping me prestigj", janë pushimet e përkryera për admiruesit e natyrës që duan të dëgjojnë këngën e zogjve nga komoditeti i një krevati ose të shikojnë yjet në tarracën e tyre private. Me fjalë të tjera, ata që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga luksi i një hoteli me pesë yje, por duan edhe të kalojnë kohë në zemër të natyrës.

adria airways glamping 980x400 2 min

Ky është pikërisht lloji i pushimeve që mund të shijoni në rezortin e ri të përbërë nga 20 çadra glampingu në Terme Olimia në Podčetrtek (Sllovenia lindore), ku është bërë çdo përpjekje që ju të keni gjithçka që ju nevojitet. Çadrat luksoze prej druri dhe pëlhure natyrale janë vendosur mes përrenjve të vegjël që rrjedhin në një pishinë të mbushur me ujë pa klor, ku mund të notoni ose të shijoni një hidromasazh. Pemët ofrojnë hije dhe ju mbrojnë nga dielli. Përveç çadrës, e cila ju ofron të gjithë privatësinë që ju nevojitet, mund të përdorni zonat e përbashkëta me zjarre, ku mund të kënaqeni në shoqërinë e të tjerëve në një mjedis të këndshëm në formë parku. Llixha aty pranë ofron rrëshqitëse të shumta uji ku fëmijët mund të kënaqen, dhe shërbime relaksi të cilësisë së lartë për prindërit e lodhur.

adria airways glamping 980x400 min