Adria Airways Logo Adria Airways

Kështjella e Ptujit – Një monument kulturor me histori të pasur

Teksti: Mankica Kranjec Fotografitë: Mankica Kranjec

167 km from Ljubljana Airport

Kjo fortesë e fuqishme nga e cila shihet një pamje mbizotëruese mbi zonën përreth është ndërtuar mbi rrënojat e një tempulli romak dhe një vendvarrimi sllav. Kështjella e Ptujit, që qëndron mbi qytetin më të vjetër të Sllovenisë, e ka mbrojtur Ptujin prej shekujsh. Sot mund të qëndroni pranë mureve të saj të larta dhe ta shtrini shikimin tuaj mbi hapësirën e gjerë të Liqenit të Ptujit, çative me tjegulla të kuqe të qytetit, vreshtat në kodrat e Halozit dhe malet Donačka Gora dhe Boč, të dyja shumë të frekuentuara nga ekskursionistët.

Pronarët e fundit të kështjellës ishin kontët Herberstein. Kështjella e Ptujit u shtetëzua në vitin 1945 dhe u shpall monument kulture i rëndësisë kombëtare vetëm pesëdhjetë vjet më vonë. Kështjella krenohet me punimet me stuko në tavanet e veta dhe hollin e madh e të mrekullueshëm dhe në kishëzën e vet. Në të ndodhet një koleksion i pasur armësh dhe parzmoresh, veprash arti baroke dhe portretesh. Të afishuara në hollet dhe dhomat e saj ndodhen më shumë se 300 instrumente muzikore, gjetje të çmuara arkeologjike dhe koleksione me maska tradicionale karnavalesh nga qytetet dhe fshatrat e Pllajës së Dravas dhe Pllajës së Ptujit.

ptuj980kolaz3