Adria Airways Logo Adria Airways

Kështjella Predjama – E gdhendur në shkëmb

Teksti: Mankica Kranjec Fotografitë: iStock

E gdhendur në një shkëmb të thepisur, Kështjella Predjama qëndron 123 metra mbi tokë. Kështjella më e madhe në botë, e certifikuar nga Guinness World Records, është ndërtuar më shumë se 800 vjet më parë. E lidhur me një rrjet sekret tunelesh të nëndheshme, në shekullin e 15-të u bë vendstrehimi i pronarit të vet më të famshëm, ose më famëkeq. Sipas legjendës që është ende pjesë e traditës popullore dhe vazhdon të trazojë imagjinatë, baroni grabitës kokëfortë dhe i guximshëm Erasmus qëndroi atje për më shumë se një vit derisa u tradhtua nga një shërbëtor i pabesë.

Kjo kështjellë mahnitëse, si e dalë nga filmat, shtrihet vetëm nëntë kilometra nga Shpella e famshme Postojna dhe çdo verë aty organizohet Turneu Mesjetar i Erasmusit, që tërheq vizitorë nga pranë dhe larg.

predjamski982