Adria Airways Logo Adria Airways

Kopshti Zoologjik i Bazelit

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Kopshti Zoologjik i Bazelit

87 km nga Aeroporti i Cyrihut

Ky kopsht zoologjik jofitimprurës shtrihet në qendër të Bazelit dhe është po aq i rëndësishëm për banorët e këtij qyteti zviceran sa edhe Central Park është për njujorkezët. Ai është gjithashtu shumë i aksesueshëm për turistët, prandaj nuk është çudi që të mësoni se është atraksioni më i madh turistik në Zvicër, me 1,7 milionë vizitorë çdo vit. Popullariteti i tij tregohet gjithashtu edhe nga emërtimi i dashur që i kanë vënë, "Zolli".

Ky është një kopsht zoologjik ku duhet ta merrni shtruar, sepse jo gjithçka është e dukshme me shikimin e parë. Durimi sjell frytet e veta sidomos te kafazi i shpendëve, banorët shumëngjyrësh të cilit ndihen në shtëpi dhe u afrohen shumë vizitorëve. Pjesët e ndryshme të kopshtit zoologjik janë të dedikuara veçanërisht për kafshët nga rajonet specifike, me specie të shumta që ndajnë të njëjtën zonë, një zonë afrikane me zebra, strucë dhe hipopotamë, një zonë australiane me kangurë dhe një terrarium me pitonë dhe merimangat vejushë e zezë, si dhe një zonë savane me grabitqarë si çitat, luanët dhe krokodilët e nilit.

baselzoo982