Adria Airways Logo Adria Airways

Kopshti Zoologjik i Frankfurtit

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Ingo Hamann, A. Plassmann

20 km nga Aeroporti i Frankfurtit

Krenaria e këtij kopshti zoologjik është një pyll i quajtur Borgori-Wald, i krijuar vetëm pak vite më parë. Në këtë pyll ndodhen disa prej primatëve më të ngjashëm me njerëzit, shimpanzetë bonobo (duke përfshirë edhe banorin më të vjetër të kopshtit zoologjik, Margrit, që ka mbërritur këtu në vitin 1959), orangutangë dhe gorilla, si edhe një shumëllojshmëri gjitarësh dhe zogjsh. Kopshti është një kopje shumë realiste e habitatit natyror të këtyre kafshëve, që në të njëjtën kohë u lejon vizitorëve të përjetojnë atmosferën reale të xhunglës dhe të vëzhgojnë sjelljet e këtyre kafshëve interesante. Kafsha më e madhe e kopshtit zoologjik të Frankfurtit është një gjirafë mashkull e gjatë 5,5 metra. Padyshim, më e rënda është hipopotami femër, që peshon 1,5 ton.

Kopshti Zoologjik i Frankfurtit është i angazhuar të ruajë dhe të ndihmojë speciet e rrezikuara të kafshëve në mbarë botën në mjedisin e tyre natyror, dhe punon ngushtë me Shoqatën Zoologjike të Frankfurtit, një prej organizatave kryesore në votë në këtë fushë.

frankfurt980in3