Adria Airways Logo Adria Airways

Kopshti Zoologjik i Lubjanës

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Petra Hrovatin, Ljubljana Zoo

25 km nga Aeroporti i Lubjanës

Një prej kopshteve zoologjike më të vogla në Evropë, Kopshti Zoologjik i Lubjanës shfaqet në listën e 100 kopshteve më të mira zoologjike të hartuar nga Anthony Sheridan në "Guidën drejt kopshteve zoologjike të Evropës" që është bërë manuali kryesor i botës së kopshteve zoologjike të botës. Një prej avantazheve të Kopshtit Zoologjik të Lubjanës është vendndodhja e tij, në një pyll të mrekullueshëm natyror nën këmbët e Rožnik, vetëm 20 minuta më këmbë ose vetëm një xhiro të shkurtër me biçikletë nga qendra e qytetit.

Kafshët ndihen vërtet në shtëpi në këtë mjedis të gjelbër, të mbrojtur nga zhurmat e qytetit. Vizitorët kanë të njëjtën ndjesi, ndërsa shëtisin nëpër shtigjet gjarpëruese mes kafshëve nga pesë kontinente, duke përfshirë kafshë të veçanta si panda e kuqe, majmuni ketër kësulëzi, leopardi persian, papagalli molukan, lemuri bardhezi dhe tigri siberian. Atraksionet më popullore përfshijnë rrethimin impresionues të tigrave, i rinovuar së fundi, si dhe një gamë programesh dhe seminaresh që u japin vizitorëve mundësinë të njihen me kafshët nga afër. Kopshti zoologjik ka një numër zonash unike për të luajtur me pajisje lojërash miqësore për familjet.

zoo980kolaz2