Adria Airways Logo Adria Airways

Kopshti Zoologjik i Munihut

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Tierpark Hellabrunn/Jörg Koch, Tierpark Hellabrunn/Dennis Eckert

60 km nga Aeroporti i Munihut

Munihu është një qytet tjetër me një koleksion mbresëlënës kafshësh. Kopshti Zoologjik i Munihut, ose Tierpark Hellabrunn, dallohet për rrethimet e veta gjigante, që u lejojnë kafshëve liri të shumtë lëvizjeje dhe janë sistemuar në mënyrë të tillë që, me pak imagjinatë, mund të harroni se ndodheni në një kopsht zoologjik. Hellabrunn është në fakt i pari "gjeo-kopsht zoologjik" në botë ku kafshët janë të shpërndara sipas kontinenteve, ku të gjitha kafshët nga e njëjta zonë gjeografike jetojnë së bashku, ashtu siç jetojnë në natyrë. Kjo do të thotë se mund të ecni nga Afrika në Azi, nga Australia në Evropë, ose nga Amerika në Polin e Veriut, dhe të vëzhgoni se si ndryshon bota e kafshëve nga kontinenti në kontinent. Kopshti zoologjik ndodhet në një mjedis natyror unik dhe të mbrojtur përgjatë lumit Isar. Një ditë në mjedisin e bukur të Hellabrunn ofron edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për kafshët, duke përfshirë mundësinë për të takuar kujdestarët e kafshëve, të cilët ofrojnë fakte të shumta të mrekullueshme rreth detyrave të tyre, me arinjtë polarë, tigrat siberianë dhe elefantët, ndërsa vazhdojnë punën.

muczoo980in3