Adria Airways Logo Adria Airways

Kopshti Zoologjik i Vjenës

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Daniel Zupanc

24 km nga Aeroporti i Vjenës

Një prej kopshteve zoologjike më të mrekullueshme në Evropë, Kopshti Zoologjik i Vjenës (ose Tiergarten Schönbrunn sipas emrit zyrtar) u ngrit në vitin 1752 dhe është një prej kopshteve zoologjike më të vjetra në botë që kanë qenë gjithmonë në funksionim. Ai u ngrit nga Habsburgët në tokat e Pallatit Schönbrunn dhe, së bashku me pallatin dhe parkun e vet prej 160 hektarësh, është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në ndërtesat origjinale të kopshtit zoologjik ndodhen akuariume dhe terrariume të mrekullueshme si edhe një serë që rikrijon ndjesinë e të qenit në një pyll të vërtetë tropikal.

Por, nuk është vetëm mosha e kopshtit zoologjik që impresionon vizitorët, ku elementet historike dhe imagjinuese ndërthuren me strukturat moderne. Ajo që tërheq më shumë është një specie që mund të shihet vetëm në pak kopshte zoologjike nëpër botë: panda gjigante. Kopshti zoologjik i Vjenës ka arritur të shumojë pandat gjigante përmes ndërzimit natyror, diçka që është jashtëzakonisht e vështirë për t'u bërë sepse femrat e pandës gjigante janë pjellore vetëm tri ditë në vit. Ato ndajnë kopshtin zoologjik me 700 specie të tjera, duke përfshirë specie shumë të rralla si ariu siberian, hipopotami dhe koala, speciet e rrezikuara duke përfshirë pinguinët jugorë dhe kilianë.

viennayoo982