Adria Airways Logo Adria Airways

Kuzhina e Sofjes - Një shije trëndafilash

Teksti: Veronika Sorokin Fotografitë: iStock

Kuzhina bullgare është veçanërisht mesdhetare, ku theksi vendoset te zarzavatet e freskëta, turshi ose të marinuara, djathërat e shkëlqyer të deles ose të dhisë, ullinjtë, produktet e stazhionuara të mishit, buka me erëza etj. Stendat e tregut të famshëm të Sofjes (të ndërtuar në vitin 1909), jo larg kishës së famshme Sveta Nedelya, rënkojnë nën peshën e të gjitha këtyre ushqimeve të shijshme. Këtu mund të provoni verërat e shkëlqyera bullgare, për shembull verërat e bardha nga distrikti i Detit të Zi ose verën e kuqe melnik nga Lugina Struma në jug-perëndim të vendit.

Ju mund të zbuloni gjithashtu produkte unike të prodhuara me esencë trëndafili, një ingredient i rëndësishëm për industrinë ushqimore dhe atë të parfumeve. Trëndafilat e kuq të damaskut nga rajoni "Lugina e trëndafilave" në zemër të Bullgarisë ofrojnë esencë trëndafili shumë cilësore që mund të përdoret në prodhimin e kremrave kozmetikë dhe, sigurisht, parfumeve. Gjithashtu në Sofje ju mund të provoni reçelin jashtëzakonisht të rrallë dhe të çmuar me petale trëndafili dhe likerin e trëndafilit, i cili është jo më pak i çmuar.

rose982