Adria Airways Logo Adria Airways

Manastiri i Rilas

Teksti: Veronika Sorokin Fotografitë: iStock

Manastiri më i madh dhe më i famshëm ortodoks në Bullgari, i themeluar në shekullin e 10-të dhe i dedikuar për eremitin mesjetar Shën Ivani (ose Gjoni) i Rilas, ndodhet thellë në një luginë në këmbët e masivit të Rilas, pak më shumë se 100 kilometra në jug të Sofjes, në zemër të një rezervati natyror. Rrethuar nga mure mbrojtëse, manastiri lulëzoi deri në pushtimet osmane në shekullin e 15-të dhe, falë murgjve të tij, luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës bullgare edhe gjatë periudhës nën zgjedhën turke. Pas një zjarri të tmerrshëm në vitin 1833, ai u rindërtua plotësisht me ndihmën e bullgarëve të pasur patriotë. Kompleksi i manastirit dhe pjesa e brendshme e shenjtërores janë të spikatura edhe në terma artistikë, duke qenë se harkoret e famshme të kishës janë zbukuruar me ikona mbresëlënëse dhe afreske që përshkruajnë skena biblike. Tri kupolat kryesore janë të famshme për përshkrimin e pikturuar të Trinisë së Shenjtë. Kisha e manastirit përmban mbetjet mortore të Shën Ivanit të Rilas, ndërsa një prej kupolave mbulon varrin e Car Borisit III (1894-1943). Manastiri mund të arrihet nga Sofja me makinë për rreth dy orë. Disponohen gjithashtu shërbime të shumta me autobusë publikë dhe turistikë. Ia vlen të planifikoni një ekskursion njëditor për të vizituar të gjithë kompleksin dhe mjediset e tij tërheqëse.

rila monastery 982