Adria Airways Logo Adria Airways

Pelicon brewery

Teksti: Tina Keber Fotografitë: Miha Bratina, Tina Keber

"Gjithçka fillon te dashuria për birrën. Të dish se çfarë do dhe çfarë dëshiron që të pish. Më pas e prodhon."

Rreth një dekadë më parë shumica e sllovenëve ende e identifikonin birrën vetëm nga ngjyra: ishte birrë e çelur ose birrë e zezë.  Në atë kohë vendi kishte vetëm një mikro-punishte birre. Sot kemi rreth 60 të tilla dhe interesi për birrën "artizanale" ose birrën e shtëpisë vazhdon të rritet. Brenda vetëm pak viteve, kultura e prodhimit të birrës ka parë lëvizje tektonike, ndërsa admiruesit e birrës sllovene, me një gamë në rritje birrash nga të cilat mund të zgjedhin, kanë parë një evolucion shijesh.

adria airways pelicon 980x400 2 min

Vendi është mbërthyer nga "birramania", ose më specifikisht "ejl-mania", një zhvillim ku Matej Pelicon dhe Anita Lozar, pronarët e një punishteje birre në Ajdovščina, kanë luajtur një rol të konsiderueshëm. Sot ata fermentojnë 20 000 litra birrë në muaj dhe RateBeer.com, një referencë shumë e rëndësishme në botën e birrës artizanale, e ka renditur punishten e birrës Pelicon si më të mirën në Slloveni.

Aktualisht ata janë të fokusuar vetëm në birrat ejl. Pelicon aktualisht ofron shtatë lloje, duke përfshirë edhe atë më të shiturën dhe të vlerësuarën me shumë çmime, "The 3rd Pill", dhe produktin e fundit një birrë gruri të quajtur "Walter Wheat", që ata e përshkruajnë si birrën e përkryer të verës.

adria airways pelicon 980x400 1 min

Ju mund t'i shijoni dhe t'i blini të gjitha birrat e tyre në dyqanin e tyre, që ndodhet pranë punishtes së birrës. Ai është i hapur nga e enjtja në të shtunë dhe hapet edhe ditët e tjera të javës për vizitorët që telefonojnë paraprakisht për të rezervuar. Aty do t'ju urojnë mirëseardhjen dy punonjës që, me mikpritjen dhe çiltërsinë tipike të rajonit Primorska, së bashku me nivelin e lartë të eksperiencës në prodhimin e birrës, do t'ju shoqërojnë për të provuar birrat. Somelierja e birrave Anita do t'ju ofrojë një histori të shkurtër të birrës dhe do t'ju paraqesë birrat e punishtes së tyre, të cilat prodhohen të gjitha sipas recetave origjinale. Çdo birrë ofron një spektër unik shijesh dhe secila është krijuar për një qëllim specifik. Së bashku, ato krijojnë një tërësi harmonike, thotë Matej dhe Anita, të cilët në të ardhmen dëshirojnë gjithashtu të përkushtohen për të kombinuar birrën me ushqimin. "Summer Ale" që ata prodhojnë me koriandër dhe xhenxhefil shkon shumë me gatimet pikante të tilla si salsiçja karniolane, edhe më shumë nëse shërbehet me rrepa. Sa për "The 3rd Pill", ku theksi më së shumti vendoset te bima e humulusit, ajo shkon mirë me çdo gjë me shije me vaj ulliri, duke përfshirë sallatat. "Coffee Stout" shkon mirë me gatimet e ëmbla dhe Anita madje e përdor atë për të bërë akullore.

Këtë vjeshtë ata do të prezantojnë një birrë të re. Kjo do të jetë një ejl e trefishtë me më shumë humulus, një shije më të hidhur në fund, një strukturë më të pasur dhe përmbajtje më të lartë alkooli. Ata po synojnë për 10%. "Jo çdo birrë është e duhura për çdo rast, prandaj duhet të ofrosh shije të ndryshme," thonë ata, duke ofruar një krahasim me muzikën: "Ndonjëherë mund të dëgjosh një këngë gjithë ditën, por ditën tjetër duhet të ndryshosh listën e këngëve." 

adria airways pelicon 980x400 min

Birrë artizanale = birrë e prodhuar në mikro-punishte birre. Theksi kryesor vendoset te cilësia e birrës, por të rëndësishme janë edhe shija origjinale dhe recetat. Sinonimet përfshijnë birrë shtëpie dhe birrë e bërë vetë.

  • Birrë artizanale = birrë e prodhuar në mikro-punishte birre. Theksi kryesor vendoset te cilësia e birrës, por të rëndësishme janë edhe shija origjinale dhe recetat. Sinonimet përfshijnë birrë shtëpie dhe birrë e bërë vetë.
  • Birrë ejl = një lloj birre me fermentim nga lart (pra, birrë që fermentohet me fermentues që ngrihen në pjesën e sipërme të birrës). Fermentimi kryhet në temperatura relativisht të larta (15–24°C).
  • IPA = një prej llojeve më të njohura të birrës ejl. Lloje të tjera birre ejl përfshijnë pejl ejl, porter, staut, birrë gruri etj.
  • Lager = një lloj birre me fermentim nga poshtë (prodhohet duke përdorur fermentuesit që zhyten në fund të birrës). Fermentimi kryhet më ngadalë dhe në temperatura më të ulëta (7–13°C).