Adria Airways Logo Adria Airways

Prishtina

Fotografitë: Bujar Imer Gashi, Shkelzen Rexha, iStock

Prishtina është një qytet interesant gjatë ditës, një qendër e gjallëruar biznesi, edukimi, tregtie dhe kulture, dhe po ashtu edhe gjatë natës, kur ritmin e përcaktojnë baret dhe klubet e shumta të natës. Madhësia e qendrës së qytetit është aq sa duhet që vizitorët ta eksplorojnë më këmbë. Atraksionet përfshijnë muze, restorante, parqe dhe njerëz miqësorë.

#1 BIBLIOTEKA KOMBËTARE

Biblioteka Kombëtare e Prishtinës dallohet për dizajnin e vet të pazakontë: një grupim kubesh të mbuluara nga një rrjetë metalike dhe 99 kupola me madhësi të ndryshme. Brenda janë dhomat e leximit, ekspozitat e përhershme dhe të përkohshme dhe dy salla konferencash. Me gjithë debatet rreth pamjes së saj, ose ndoshta për shkak të saj, ajo është një prej atraksioneve më tërheqëse në Kosovë.

narodna 982

#2 KATEDRALJA E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Guri i themelit të kësaj katedraleje katolike u vendos për të koinciduar me 100-vjetorin e lindjes së murgeshës së përulur, misionares dhe laureates së Çmimit Nobel të Paqes e njohur në botë si Nëna Tereza. Megjithëse ndërtesa është ende e papërfunduar, kolonat e saj të larta, dritaret me dizajne dekorative dhe altari prej mermeri e bëjnë atë një pamje tërheqëse. Kulla e kambanës së katedrales ofron pamje unike të qytetit dhe zonave përreth.

pristina 982

#3 HAMAMI I MADH

Fjala hamam do të thotë banjë turke. Hamami i Madh i Prishtinës është një monument i rrallë dhe i çmuar i Perandorisë Osmane. Ai është ndërtuar në shekullin e 15-të si hamam i dyfishtë me ndarje të veçanta për burrat dhe gratë. Gjatë kohës që ka qenë në punë, ai ishte një vend popullor takimi. Pas përfundimit të restaurimit të plotë aktual, qeveria planifikon të hapë një muze në ndërtesë, e cila është monument i mbrojtur kulture.

hamam982