Adria Airways Logo Adria Airways

Shkupi

Fotografitë: iStock

Shkupi është një kryeqytet në zemër të Gadishullit të Ballkanit, një udhëkryq i rrugëve, kulturave dhe popujve. Provat e historisë së vet të pasur dhe ndonjëherë të turbullt gjenden në çdo hap dhe kombinohen me zhurmën e një qyteti modern që krijon një atmosferë mikpritëse dhe interesante për çdo vizitor.

#1 MUZEU ARKEOLOGJIK I MAQEDONISË

Më shumë se 6000 artefakte janë ekspozuar në këtë muze impresionues. Ato janë organizuar në prezantime tematike të periudhave të ndryshme dhe të njerëzve që kanë lënë shenjën e tyre në to, mes tyre edhe Aleksandri i Madh. Përveç gjetjeve origjinale dhe replikave, muzeu ofron pamje moderne dhe prezantime 3D.

skopje 982

#2 URA E ARTIT

Në një qytet të famshëm për statujat e shumta, Ura e Artit është qershia mbi tortë: 29 statuja të shkallës reale të artistëve maqedonas zbukurojnë dy anët e kësaj ure mbi lumin Vardar, që është e hapur vetëm për këmbësorët. Koha më e mirë për të shëtitur është gjatë natës, kur ajo ndriçohet nga llambat romantike të rrugës.

most art 982

#3 PAZARI I VJETËR

Pazari i vjetër ose çarshija në qendër të qytetit ka qenë qendër e gjallëruar tregtare që prej shekullit të 12-të dhe vazhdo të tërheqë edhe sot vendasit dhe vizitorët. Ajo është një qytet në miniaturë, me rrugë me pllaka guri me dyqane të shumta dhe stenda në të dyja anët ku mund të provoni aftësitë tuaja për të bërë pazar dhe të shijoni shijet dhe aromat e specialiteteve vendase.