Adria Airways Logo Adria Airways

Këshilla udhëtimi

Ngrënia jashtë është padyshim një pjesë kryesore e çdo përvoje udhëtimi dhe që mund të lërë mbresa për një kohë të gjatë. Të kërkoni faturën në një vend të huaj është relativisht e lehtë, sepse gjesti që tregon se dikush dëshiron të paguajë kuptohet në mbarë botën. Por, cilat janë rregullat në lidhje me bakshishin në destinacionin tuaj?

adria airways napitnine 980x400 min 1

Në disa vende lënia e bakshishit është e zakonshme, ndërsa në vende të tjera kamerierët nuk presin që të marrin bakshish. Më poshtë jepet një listë e zakoneve të lënies së bakshishit sipas vendeve. Dober tek! (Ju bëftë mirë!)

 Nuk pritet që të lini bakshish, por gjithsesi vlerësohet nëse rrumbullakosni faturën:

  • Republika Çeke (10% bakshish në zonat turistike)
  • Holandë
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Slloveni (deri në 10% bakshish në zonat turistike)

Bakshishi zakonisht përfshihet në faturë (nëse nuk shfaqet në faturë, shtoni rreth 10%):

  • Francë (nëse thotë "Service Compris" në faturë)
  • Mbretëria e Bashkuar
  • Austri
  • Belgjikë
  • Danimarkë
  • Mali i Zi
adria airways napitnine 980x400 1 min

Bakshishi nuk përfshihet në faturë, por pritet një bakshish prej rreth 10% të totalit:

  • Gjermani
  • Rusi (jepjani bakshishin direkt kamerierit ose kamerieres, ose ndryshe do ta mbajë menaxheri)
  • Zvicër
  • Poloni
  • Bosnjë
  • Maqedoni

Sigurisht, njerëzit do të jenë gjithmonë të kënaqur nëse marrin bakshish, edhe nëse nuk presin të marrin!