Adria Airways Logo Adria Airways

Varshava

Fotografitë: Agata Steifer Budynek, Bartosz Gorka - Centrum Sztuki Współczesnej, iStock

Në mes të Detit Baltik dhe Karpateve, në brigjet e lumit Vistula, shtrihet një prej qyteteve më të gjelbra të Evropës. Qyteti që ruan zemrën e Shopenit është plot me kontraste dhe ka një atmosferë mikpritëse dhe të hapur.

#1 KËSHTJELLA UJAZDÓW

Kështjella magjepsëse, historia e së cilës daton pas në shekullin e 13-të, u rikonstruktua për herë të fundit në vitin 1975 sipas planimetrive të shekullit të 19-të. Sot Qendra e Varshavës për Art Bashkëkohor ndodhet brenda mureve të saj.

ujazdow982

#2 SHESHI I KËSHTJELLËS

Ky shesh i pazakontë trekëndor shtrihet përpara Kështjellës Mbretërore, ish-rezidenca zyrtare e monarkëve polakë. Gjatë historisë së trazuar, ka qenë skena e grumbullimeve dhe demonstrimeve të shumta. Sot është vendtakim i preferuar si për vendasit ashtu dhe për vizitorët.

warsaw982

#3 QENDRA E SHKENCËS KOPERNIK

Ky muze i shkencës në brigjet e lumit Vistula është një prej qendrave më moderne të shkencës në Evropë. Më shumë se një milion vizitorë dynden këtu çdo vit për të parë arritjet mbresëlënëse të mendjes njerëzore dhe për të testuar vetë ligjet e shkencës.

kopernik982