Adria Airways Logo Adria Airways

Vëzhgimi i avionëve

Teksti: Milan Korbar Fotografitë: Milan Korbar

Termi "vëzhgues avionësh" lidhet me një interes të vazhdueshëm rreth avionëve dhe aviacionit që si rezultat mund të sjellë, por jo detyrimisht, punësim në industrinë e aviacionit. Fluturimi i tërheq njerëzit njësoj si yjet. Ashtu si yjet vëzhgohen nga vëzhguesit e yje, unë vendosa që të bëhem "vëzhgues avionësh".

planespotting980x402

Si u bëra vëzhgues avionësh?

Kam lindur kur në Brnik po ndërtohej aeroporti. Shumë pranë aeroportit. Kjo ishte një arsye më se e mjaftueshme për t'u interesuar për avionët. Si shumë djem të vegjël, më tërhiqni ato kuti ngjyrë argjendi që fluturonin nëpër qiell dhe zbrisnin drejt pistës, që kur isha fëmijë. Prandaj një ditë, vendosa: "Do të bëhem vëzhgues avionësh!" Sigurisht, jo me kaq fjalë të mëdha.

Termi "vëzhgues avionësh" lidhet me një interes të vazhdueshëm rreth avionëve dhe aviacionit që si rezultat mund të sjellë, por jo detyrimisht, punësim në industrinë e aviacionit. Fluturimi i tërheq njerëzit njësoj si yjet. Ashtu si yjet vëzhgohen nga vëzhguesit e yje, unë vendosa që të bëhem "vëzhgues avionësh".

Çfarë njerëzish janë vëzhguesit e avionëve?

Pjesëtarët e kësaj "race speciale" janë njerëz nga të gjitha aspektet e jetës, nga grupmosha të ndryshme, burra e gra. Ne jemi tipa interesantë! ;) Ajo që kemi të përbashkët është një interes i pamasë për gjithçka që ka të bëjë me avionët, fluturimin dhe aviacionin.

Si fillohet vëzhgimi i avionëve?

Si fillim, "seti bazë" përbëhet nga prindër që janë të gatshëm ta shoqërojnë vëzhguesin aspirues të avionëve në aeroport sa herë që ndodh diçka interesante.

Më pas, nevojitet një bllok shënimesh dhe diçka për të shkruar. Ditët e sotme njerëzit përdorin edhe smartfonët. Aty shkruhen detajet e avionëve, fluturimet, ngjarjet, fluturimet personale me një avion etj. Ka edhe nënspecie vëzhguesish të avionëve për të cilët kjo është më se e mjaftueshme, ndoshta duke shtuar një palë dylbi. Ata janë të kënaqur që thjesht të regjistrojnë faktin se kanë parë një avion specifik. Për t'i ndihmuar, ka një libër që botohet çdo vit që përmban detajet e çdo avioni komercial në botë.

Seti bazë për një vëzhgues të vërtetë avionësh

Për shumicën e vëzhguesve të avionëve, "seti bazë" do të thotë një mjet transporti, një kamera dhe lente, një shkallë për të siguruar pamje të qartë të avionit, një marrës për frekuencat radio të avionëve dhe, gjithnjë e më shumë, një smartfon me aplikacione që u lejojnë të gjurmojnë avionët (flight radar, LiveATC etj). Për një fotograf të mirë, është e rëndësishme që pozicioni i vëzhgimit të japë mundësinë e një pamjeje pa pengesa të avionit. Gjithashtu, edhe diellin duhet ta keni prapa vetes. Për një fotograf të mirë, nevojitet edhe talent, shumë përvojë dhe pak fat.

Bashkohuni me ne

Në Slloveni nuk ka klube të organizuara, por ne thjesht grumbullohemi te gardhi i aeroportit kur ndodh diçka. Ne kemi lidhje me klube dhe shoqata të ndryshme të amatorëve të aviacionit (Klubi Virtual i Aviacionit i Sllovenisë, klubet e aeronautikës etj.). Në pjesë të tjera të botës ka klube të vëzhgimit të avionëve që kanë bashkëpunim të mirë me aeroportet.

planespotters3