Adria Airways Logo Adria Airways

Vitosha dhe Borisova Gradina

Teksti: Veronika Sorokin Fotografitë: iStock

Sofja ofron një numër zonash të këndshme të gjelbra nga parqet e qytetit dhe shtigjet tërheqëse deri te rezortet çlodhëse që janë plot lëvizje gjatë gjithë vitit. Një zonë e frekuentuar është masivi Vitosha mbi Sofje, me pyje të harlisura dhe pista skish. Një vend ideal për të kaluar kohën e lirë në mënyrë aktive, Vitosha është një parajsë për çiklistët, të cilët nisen nga kabina malore në Aleko deri në pikën më të lartë, Cherni Vrah ("Maja e Zezë"; 2290 metra). Gjithashtu vlen të përmendet edhe Manastiri Dragalevtsi aty pranë, ku ofrohet një zgjedhje akomodimesh në hotel.

Një pikë e preferuar për ekskursione në vetë kryeqytet është Borisova Gradina, një park i projektuar nga kopshtari zviceran Daniel Neff në vitin 1884. Mes gjelbërimit të gështenjave, blirit, vidheve dhe lisave, ofron mundësi të shumta për relaksim – si edhe fusha tenisi, një stadium futbolli dhe një pishinë të hapur.

borisova gradina 982