Adria Airways Logo Adria Airways

Ziferblat

Fotografitë: Jaka Birsa, Tomaž Zajelšnik

Njohja e esencës së vërtetë të një qyteti është si dëshira e vendasve ashtu dhe e vizitorëve. Zakonisht, për çdo gjë që na intereson na duhet të gjejmë një ofrues të ndryshëm. Ziferblat në Lubjanë është unik. Ai merr përcaktim dhe formë nga një gamë aktivitetesh që janë krijuar dhe bashkëkrijuar nga përdoruesit e tij: mund të jetë një kafene, një klasë, një galeri arti, një bibliotekë, një palestër, sallë për teatër dhe koncerte, një vend për të biseduar ose një vend për t'u çlodhur nga zhurmat e qytetit.

Ziferblat që ndodhet në Vegova 8, është i hapur për të gjithë. Gjithçka në të është falas, sepse ky është një vend që u përket të gjithëve që janë të gatshëm të lënë këtu diçka më të çmuar se paranë: një pjesë e vetes së tyre.

25 km nga Aeroporti i Lubjanës

ziferblat982