Adria Airways Logo Adria Airways

ZooParc Beauval

Teksti: Tina Keber Fotografitë: ZooParc Beauval

Ky kopsht zoologjik ndodhet në departamentin Loir-et-Cher, 230 kilometra nga Parisi, por ia vlen një vizitë në një prej kopshteve zoologjike më të bukura në Evropë sepse ndodhet vetëm pak më shumë se dy orë larg (ose gjysma e kësaj kohe nëse shkoni me tren). Ka gjithashtu autobusë specialë që ofrojnë udhëtime vajtje-ardhje drejt kopshtit zoologjik nga Parisi në fundjavë.

Kopshti zoologjik mbulon një zonë prej 35 hektarë dhe në të ndodhen mbi 3000 kafshë, duke përfshirë disa specie jashtëzakonisht të rralla siç është tigri i bardhë, panda e kuqe, kanguri i pemëve, koala, okapi dhe panda gjigante. Vitin e kaluar, panda femër e kopshtit zoologjik lindi dy këlyshë. Shfaqjet me zogj janë një karakteristikë speciale e këtij kopshti zoologjik, me më shumë se 450 zogj të specieve të ndryshme që fluturojnë mbi kokat e vizitorëve në një amfiteatër natyror. Pelikanët, papagajtë, lejlekët, bufat, dhe shumë specie të tjera ofrojnë një spektakël të paharrueshëm. Një atraksion tjetër popullor është shfaqja me luanë deti me muzikë live. Vizitorët mund të marrin pjesë në një gamë aktivitetesh argëtuese edukative.

beauval980kolaz3