Anëtarësimi në Star Alliance

Aleanca më e madhe në botë e linjave ajrore

Adria Airways ka qenë anëtare e Star Alliance, shoqatës më të madhe në botë të linjave ajrore, që prej dhjetorit 2004. Në bashkëpunim me partnerët tanë të Star Alliance, ne ofrojmë lidhje tërheqëse dhe me leverdi në të gjithë botën.

Anëtarësimi ynë në Star Alliance provon se jemi një linjë ajrore moderne dhe efikase, që plotëson të gjitha standardet dhe kërkesat më të fundit teknike, tregtare dhe të sigurisë. Pranimi në Star Alliance ishte rezultat i shumë viteve bashkëpunimi të mirë me Lufthansa.

Si anëtar i Star Alliance, ne ju japim akses në 28 linja ajrore. Së bashku ne lidhim 1300 destinacione190 shtete.

Star Alliance u themelua në vitin 1997 si shoqata e parë e vërtetë globale e linjave ajrore për t'u ofruar klientëve lidhje ndërkombëtare dhe udhëtim komod. Ajo është votuar si aleanca më e mirë globale e linjave ajrore nga Business Traveller Magazine në vitet 2003, 2006, 2007 dhe 2008 dhe nga organizata Skytrax në vitet 2003, 2005, 2007 dhe 2009.

Star Alliance 1 AL

Përfitoni nga avantazhet Silver dhe Gold të Star Alliance

Rrjeti i Star Alliance i jep programit të zgjedhur prej jush si udhëtar i shpeshtë përfitimet e statusit Silver ose Gold. Besnikëria juaj do të njihet në të gjitha fluturimet e anëtarëve të Star Alliance dhe do t'ju ofrohen përfitimet e duhura.

Ju mund të fitoni milje dhe pikë me deri në 27 linja ajrore dhe duke konsideruar ofertën e gjerë, ju mund të përparoni me shpejtësi nga statusi Silver në atë Gold. Statusi Gold sjell një gamë të plotë përfitimesh.

Më shumë informacion rreth Star Alliance mund të gjeni në uebsajtin e Star Alliance.

Sipas programit të besnikërisë, ju mund të fitoni milje për fluturimet me të gjithë anëtarët e Star Alliance.

Anëtarët e Star Alliance
Air Canada8
Austrian7
LOT7 Lufthansa7
SAS8
Swiss5