Adria>Rreth nesh>Kompania>Përgjegjësia sociale

Përgjegjësia sociale

Përgjegjësia ndaj çështjeve sociale

Ne bashkëpunojmë dhe ndihmojmë grupe të shumta, institucione dhe individë me të cilët ndajmë vlera të përbashkëta.

Adria është e ndërgjegjshme për përgjegjësitë e saj të gjera sociale dhe vlerën e bashkëpunimit reciprok. Ne kultivojmë dhe forcojmë marrëdhënien tonë me komunitetin përmes donacioneve dhe aktiviteteve të sponsorizimit.

Përmes aktiviteteve tona ne mbajmë një qëndrim përgjegjës ndaj mjedisit social në të cilin veprojmë, kontribuojmë për zhvillimin në nivele lokale dhe kombëtare dhe, e fundit por jo më e pakta, u sjellim shërbimet tona atyre që nuk e kanë të lehtë që t'i arrijnë ato.

Ne bashkëpunojmë dhe ndihmojmë grupe të shumta, institucione dhe individë me të cilët ndajmë vlera të përbashkëta:

  • Humanitarizmi: ne marrim pjesë në fushatën e UNICEF-it "Ndryshim për mirë", për të ndihmuar fëmijët në vendet në zhvillim dhe në fushata humanitare për të ndihmuar fëmijët dhe familjet e margjinalizuara nga ana sociale.
  • Shëndetësia: si donatorë, ne kemi bashkëpunuar me Institutin e Onkologjisë së Lubjanës, Caritas-in Slloven, Kryqin e Kuq të Sllovenisë, Institutin e Neurologjisë Pediatrike, Shoqërinë e Pacientëve të Veshkave dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Grave FORCE. Për shumë vite ne kemi sponsorizuar edhe Dhomën e Mjekësisë së Sllovenisë.
  • Sporti: ne bashkëpunojmë me Komitetin Olimpik të Sllovenisë dhe ofrojmë mbështetje financiare për atletët sllovenë.
  • Kultura: si sponsor ne ndihmojmë institucione të shumta kulturore sllovene dhe projekte të tilla si Festivali i Lubjanës, Festivali i Lentit, Bienalja Ndërkombëtare e Arteve Grafike dhe Imago Slovenia.

Mbrojtja e ambientit

Ne punojmë në mënyrë aktive drejt uljes së vazhdueshme të konsumit të lëndëve djegëse, të emetimeve të gazit dhe zhurmës. Flota jonë është në pajtim me kërkesat mjedisore dhe kërkesat e tjera të ICAO (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil). Si sponsor, ne bashkëpunojmë gjithashtu me Institutin e Ekologjisë.

Informacion rreth emetimeve të CO2 të shërbimeve Paris (CDG) – Lubjanë (LJU) dhe Lubjanë (LJU) – Paris (CDG)

Ligji i Grenelës i Francës kërkon që kompanitë e transportit të informojnë përdoruesit e shërbimeve të tyre rreth emetimeve të CO2 në lidhje me transportin. Ligji u aplikohet të gjitha shërbimeve të transportit që nisen nga ose mbërrijnë në një aeroport francez.
Në përputhje me Ligjin e Grenelës, Adria Airways ofron informacion për emetimet e CO2 për shërbimet e mëposhtme që nisen nga ose mbërrijnë në Francë: Paris (CDG)–Lubjanë (LJU) dhe Lubjanë (LJU)–Paris (CDG).
Informacioni rreth emetimeve të CO2 që jepet nga Adria Airways është i përafërt dhe është vetëm për qëllime informimi.

 

Distanca

Emetimet e CO2 për pasagjer (kg) për fluturimin

Konsumi i karburantit për pasagjer (në litra)

Emetimet e CO2 për pasagjer (në kg) për prodhimin dhe shpërndarjen e karburantit

Emetimet totale të CO2 për pasagjer (kg)

Fluturimi vetëm vajtje

945 km

153

61 ose 6,5 l / 100 km

29

182

Fluturimi vajtje-ardhje

1890 km

306

122 ose 6,5 l / 100 km

58

364

Rreth të dhënave tona:

  • Fluturimet operohen nga Adria Airways.
  • Të dhënat e treguara janë për fluturimet direkte.
  • Të dhënat janë për fluturimet vetëm vajtje dhe vajtje-ardhje.
  • Llogaritjet bazohen në informacion nga kalkulatori në internet i Drejtorisë së Përgjithshme të Francës për Aviacionin Civil (DGAC) http://eco-calculateur.aviation-civile.gouv.fr/, siç drejtohet nga materiali udhëzues i Ligjit të Grenelës. Adria Airways nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për saktësinë e informacionit apo të metodologjisë së përdorur për të llogaritur emetimet CO2.
  • Llogaritjet janë për pjesën e transportit nga aeroporti në aeroport dhe nuk përfshijnë transportin tokësor.

Interesimi për pasagjerët

Të gjithë ne te Adria Airways jemi të ndërgjegjshëm se misioni ynë kryesor është t'u ofrojmë pasagjerëve tanë fluturim të sigurt. Ne udhëhiqemi nga një kulturë sigurie që na dikton se të gjithë ne punonjësit e Adria Airways duhet të kontribuojmë për sigurinë e fluturimit gjatë punës sonë. Ashtu siç krenohemi me një traditë gjysmëshekullore të transportit të pasagjerëve, mund të krenohemi për një traditë po aq të gjatë me garantimin e sigurisë dhe mirëmbajtjes për flotën tonë. Kjo është arsyeja pse puna jonë përfshin masa të ndryshme sigurie me ndihmën e të cilave Adria Airways kujdeset për sigurinë tuaj.

Interesimi për punonjësit

Adria Airways ju ofron një mjedis pune që është i mbushur me sfida dhe që ju lejon të fitoni aftësi të reja dhe të bëni progres në sferën profesionale dhe atë personale.

Çdo vit ne ndihmojmë me zhvillimin e 25 konventave ndërkombëtare të mjekësisë, kulturës, ligjore, të biznesit, të medias elektronike dhe marketingut.