Adria>Rreth nesh>Kompania>Siguria dhe standardet

Siguria dhe standardet

Në qendër qëndron kultura e sigurisë

Baza e të gjithë aktivitetit të linjës ajrore është kultura e saj e sigurisë. Parimi që e drejton është se të gjithë punonjësit (jo vetëm ekuipazhi në bord) duhet të fokusohen në mënyrën se si puna e tyre do të ndikojë në sigurinë e fluturimit.

Kultura e sigurisë shërben si themel për standarde të shumta dhe rregullore që përcaktojnë organizimin e kompanisë, procedurat e punës dhe sigurinë e fluturimit. Çdo linjë ajrore funksionon në përputhje me ligjet e këtij vendi, por duhet të funksionojë gjithashtu edhe në përputhje me kërkesat e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), dhe Komunitetit Evropian.

Ne zotërojmë certifikatën e sigurisë IOSA

Adria Airways ishte mes të parave në botë që mori certifikatën e sigurisë IOSA (IATA Operational Safety Audit), fryt i të gjitha rregulloreve teknike, si dhe certifikatën e standardeve ISO, e cila përcakton cilësinë e drejtimit të korporatës.

Varnost 1

Ekipi i sigurisë ka rëndësi jetësore

Ne jemi të ndërgjegjshëm se çdo detaj që garanton uljen e sigurt të një avioni është i rëndësishëm në punën tonë.

Në çdo linjë ajrore ka një grup personash që merren në mënyrë specifike me sigurinë. Linjat e vogla ajrore zakonisht zgjedhin vetëm një person për këtë detyrë; por megjithëse ne renditemi mes kompanive të vogla, kemi ngritur një ekip me katër pilotë që japin rekomandime dhe depozitojnë kërkesa pranë personave përgjegjës.

Arritja e rezultateve me anonimitet

Detyra e ekipit të sigurisë është monitorimi i sistemit për raportimin e ngjarjeve të papritura dhe të padëshiruara. Procedura është shumë e thjeshtë dhe bazohet te anonimiteti.

  • Nëse piloti ose dikush tjetër nga ekuipazhi bën një gabim profesional, ata duhet të hartojnë një raport rreth kushteve në të cilat ndodhi gabimi dhe të shpjegojnë shkakun e mundshëm. Linja ajrore u garanton atyre që të mos u nënshtrohen sanksioneve disiplinore për shkak të saj. Në këtë mënyrë ne inkurajojmë raportimin real të gabimeve.
  • Bazuar në këto raporte nga ekuipazhet, ekipi i sigurisë bën rekomandime për ndryshime dhe ia dërgon ato Kryetarit të Bordit. Edhe personeli i mirëmbajtjes së avionëve përdor një sistem të ngjashëm.
  • Linja ajrore duhet t'i raportojë gjithashtu administratës së aviacionit civil ngjarje të caktuara si p.sh. defektet motorike, të cilat specifikohen në dispozitat evropiane.
  • Një ngjarje është një incident që mund të ndikojë në siguri në rrethana të caktuara dhe për të cilat ekuipazhi duhet të jetë i përgatitur.

Sistemi i monitorimit të të dhënave të fluturimit

Një prej anëtarëve të grupit merret gjithashtu me sistemin e monitorimit të të dhënave të fluturimit. Ky sistem është shumë i ngjashëm me kutinë e zezë sepse regjistron rreth 150 lloje të ndryshme të dhënash gjatë një fluturimi. Pas çdo fluturimi një ekspert i përpunon këto të dhëna elektronikisht dhe kërkon për devijime. Nëse ata gjejnë, për shembull, se pilotët zbresin me një shpejtësi më të madhe ose më të vogël se ajo e rekomanduar, ata shkruajnë një rekomandim për trajnim të menjëhershëm të të gjitha ekuipazheve.

Trajnimi i shpeshtë i ekuipazhit

Për dy ditë çdo gjashtë muaj pilotët përdorin simulatorë fluturimi për të praktikuar procedura të shumta emergjence të tilla si ato në rast defekti në motor, zjarri në motor, tymi në kabinë dhe rënieje të trysnisë në kabinë. Gjithashtu, të paktën një herë në vit ata duhet t'i nënshtrohen të ashtuquajturit Trajnimi i Fluturimit të Orientuar sipas Linjës, ku ata kryejnë fluturime të simuluara njëorëshe nga përgatitja deri në ulje.

Kursi i fluturimeve të simuluara

Fluturimet e simuluara kryhen në mënyrë të tillë që i bën ato sa më të ngjashme që të jetë e mundur me fluturimet reale, me keqfunksionime të caktuara ose probleme të tjera. Instruktori më pas luan rolin e kullës së komandimit, stjuardesave apo mekanikëve. Një ushtrim i plotë ndiqet nga një analizë e videos, ku pilotët së bashku me instruktorin vlerësojnë me kujdes veprimet e tyre. Në këto ushtrime ata duhet të arrijnë gjithashtu një standard që u mundëson të rinovojnë licencën.

Edhe stjuardesat u nënshtrohen inspektimeve të rregullta dhe trajnimeve plotësuese. Ato praktikojnë evakuimin e avionit në rast emergjence, fikjen e zjarrit në kabinë, etj.

Varnost 5

Komponentë të trefishtë për sigurinë tuaj

Pasagjerët ndonjëherë thonë se një avion është prishur. Avionët nuk prishen asnjëherë.

Një avion është i përbërë nga mijëra komponentë, ku të gjithë janë të dyfishtë ose madje të trefishtë për arsye sigurie. Kjo është arsyeja pse një avion mund të vazhdojë fluturimin të sigurt në destinacion pas prishjes së një ose edhe e dy prej komponentëve.

Eliminimi i defekteve

Nëse piloti konstaton se diçka në avion nuk funksionon siç duhet, ai duhet ta regjistrojë defektin në regjistrin teknik. Pasi avioni të jetë ulur, mekaniku do të riparojë menjëherë keqfunksionimin dhe duhet ta konfirmojë këtë me shkrim. Sigurisht, në rast të një keqfunksionimi të rëndë në avion si p.sh. defekt të motorit gjatë fluturimit, pilotët duhet ta ulin avionin në aeroportin më të afërt, megjithëse ligji u lejon atyre të fluturojnë për të paktën edhe një orë tjetër. Kështu piloti mund të vazhdojë fluturimin i sigurt, por nuk duhet të ngrihet sërish me një keqfunksionim të tillë të rëndë. Procedurat për zëvendësimin dhe kontrollin e komponentëve përcaktohen nga prodhuesi, i cili duhet të jetë gjithashtu i miratuar nga Administrata e Aviacionit Civil.

Një avion mund të niset i sigurt edhe me keqfunksionim të motorit, por kjo lejohet vetëm kur ngritja nuk mund të ndalohet në pistë.

Ndonjëherë një avion mund të kthehet në pozicion parkimi pasi është përgatitur për ngritje. Ndonjëherë kur kryejnë kontrollet përpara nisjes, pilotët diktojnë një keqfunksionim në një komponent, dhe megjithëse në disa raste mund të lejohet ngritja, ata preferojnë që keqfunksionimi të rregullohet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, në shumicën e rasteve ngritja nuk lejohet, edhe nëse avioni mund të fluturojë normalisht.

Sa i rrezikshëm është qielli me trafik të ngjeshur?

Trafiku ajror po bëhet gjithnjë e më i rëndë, por në të njëjtën kohë edhe teknologjia që garanton sigurinë e fluturimit po bëhet më e sofistikuar. Diferenca në lartësi mes avionëve në korridoret ajrore në lartësi mbi 8800 m kohët e fundit është ulur në 300 m. Megjithatë, kjo është distanca që është përdorur gjithmonë në lartësitë më të ulëta.

Këtë ndryshim e kanë bërë të mundur pajisjet më të mira të avionëve, altimetrat e përmirësuar dhe procedurat speciale për diferenca më të vogla në lartësi. Një arritje tjetër gjatë viteve të fundit ka qenë sistemi për paralajmërimin e përplasjeve të mundshme në ajër, i cili u jep pilotëve udhëzime për të shmangur përplasjen.

Një arritje tjetër gjatë viteve të fundit ka qenë sistemi për paralajmërimin e përplasjeve të mundshme në ajër, i cili u jep pilotëve udhëzime për të shmangur përplasjen.

Faktori njerëzor mbetet më i rëndësishmi

Një përqindje e madhe e aksidenteve kanë ndodhur kur piloti i dytë ka kuptuar se diçka nuk shkonte mirë, por nuk ishte në gjendje të paralajmëronte pilotin, ose piloti nuk ia vuri fare veshin.

Shqetësimi për sigurinë në botën e aviacionit rritet çdo vit. Zhvillimi i pajisjeve të reja po bën përparime të mëdha. Sistemi për paralajmërimin e përplasjeve të mundshme në ajër ose në tokë dhe navigimi i avionëve është përmirësuar shumë, prandaj avionët tani mund të ulen në kushte mjegulle kur largësia e shikimit është vetëm 75 m.

Profesionistët e aviacionit nuk harrojnë se faktori njerëzor vazhdon të jetë më i rëndësishmi. Gjatë 20 viteve të fundit ekspertët kanë zhvilluar me shpejtësi konceptin e menaxhimit të burimeve njerëzore në kabinën e pilotimit, duke qenë se puna e përbashkët në kabinën e pilotimit ndonjëherë është e rëndësisë jetike.

Përveç bashkëpunimit në kabinën e pilotimit, pilotët gjithashtu praktikohen në marrjen e vendimeve dhe peshimin e fakteve përpara marrjes së një vendimi përfundimtar. Pilotët i përmbahen rregullit se kur ndodhen në mëdyshje, duhet të bëjnë gjithmonë zgjedhjen më të sigurt.

Orët e kufizuara të punës së ekuipazhit

Orët e punës së ekuipazhit janë të përcaktuara në mënyrë të rreptë dhe të rregulluara me statut. Ligji përcakton kufizimet ditore, javore madje edhe mujore. Orët e punës specifikohen nga konventat ndërkombëtare dhe të gjitha linjat ajrore duhet të jenë në pajtim me to.

A mund ta ulë avionin çdo pilot në çdo aeroport?

Nuk përbën ndryshim për pilotët se në cilin ulen, sepse kudo ofrohet i njëjti nivel sigurie, megjithëse disa aeroporte kanë kufizime të caktuara.

Nëse, për shembull, një aeroport njihet për erërat e forta, atëherë linja ajrore mund të vendosë që avionët e saj të ulen vetëm kur era nuk tejkalon një shpejtësi të caktuar. Sigurisht, këta pilotë kërkojnë vëmendje dhe përgatitje të veçantë. Vetëm pilotët me trajnim të mëparshëm special mund të fluturojnë në disa aeroporte të caktuara.

Mirëmbajtja e avionit për një fluturim të sigurt

Personeli i mirëmbajtjes i Adria Tehnika çdo ditë inspekton dhe kryen shërbimin e çdo avioni të Adria Airways pas uljes, dhe në rast defektesh në sistemet individuale vepron në përputhje me rekomandimet e prodhuesit të avionit. Personeli i mirëmbajtjes punon në tre turne dhe është në dispozicion 24 orë në ditë. Në aeroportin e vet bazë në Lubjanë, Adria ka dy hangarë me ngrohje, me të gjitha repartet dhe magazinat e nevojshme.

Sistemi i mirëmbajtjes së avionëve, i cili përcakton me hollësi mënyrat dhe frekuencën e mirëmbajtjes së të gjitha sistemeve të avionëve është instaluar nga prodhuesit e avionëve. Ekzistojnë disa lloje inspektimesh të avionëve:

Inspektimet ditore

Gjatë një inspektimi ditor, personeli i mirëmbajtjes kryen një inspektim të përgjithshëm vizual të avionit për të diktuar ndonjë dëmtim fizik të pjesëve jetësore, inspekton dhe, nëse është e nevojshme, rimbush lëngjet e avionit, kontrollon gjendjen e pajisjeve të emergjencës dhe kabinën e pasagjerit dhe kontrollon presionin e gomave.

Gjatë një inspektimi ditor të avionëve, ata eliminojnë ndonjë defekt në sistemet e avionit që do të pengonte ngritjen e avionit nga aeroporti bazë ditën e ardhshme. Përpara çdo fluturimi, edhe piloti kontrollon funksionimin e të gjitha sistemeve, veçanërisht panelin e komandimit. Piloti u kushton vëmendje të veçantë motorëve.

Personeli teknik në tokë monitoron vazhdimisht funksionimin e duhur të motorëve dhe merr vendime kur një motor duhet të hiqet nga avioni, të inspektohet dhe të riparohet.

Varnost 13

Inspektimet javore

Çdo javë, një avion i nënshtrohet një inspektimi më të detajuar, kur personeli i mirëmbajtjes inspekton dhe kontrollon të gjitha sistemet: nga sistemet e komandimit deri te sistemet e sigurisë të tilla si sistemet e fikjes së zjarrit në bord.

Inspektimet A

Inspektimi i parë më i plotë periodik i mirëmbajtjes, i ashtuquajturi inspektimi A, duhet të kryhet pas çdo 500 deri 600 orësh fluturimi, që mesatarisht i takon çdo 45 ditë. Në këtë kohë, personeli i kontrollit ndërron filtrat dhe inspekton dhe teston me shumë kujdes sistemet jetësore të avionit dhe motorët.

Falë pajisjeve të tij, trajnimit dhe përvojës, personeli teknik i Adria Tehnika është në gjendje të kryejë një inspektim të plotë dhe shumë strikt të avionit çdo pesë vjet. Në këtë kohë, përveç kontrollit të funksionimit të të gjitha sistemeve, kryhet një inspektim shumë preciz i strukturës së avionit për të diktuar ndonjë dëmtim, plasaritje apo gërryerje në trupin e avionit. Gjatë këtij inspektimi, i kushtohet vëmendje e veçantë pastërtisë së përgjithshme dhe mbrojtjes nga ndryshku të strukturës së avionit, e cila përbën bazën për jetëgjatësinë e punës së avionit.

Një herë në vit, personeli i mirëmbajtjes kontrollon me kujdes strukturën mbështetëse të avionit, të gjitha sistemet e tij dhe, sigurisht, motorin.

Kontrolli kapital i përgjithshëm

Kontrolli kapital i përgjithshëm i avionit, i cili kryhet çdo 10 vjet, kryhet nga një qendër e madhe e autorizuar e shërbimit. Në këtë kohë, i gjithë avioni restaurohet, që në rastin e Airbus A 320 kërkon gjashtë javë, ose 25 mijë orë pune.

Si rezultat i kësaj mirëmbajtjeje të plotë, deri në 99,5 për qind e fluturimeve të Adria Airways janë pa vonesa të shkaktuara nga avaritë apo keqfunksionimet, gjë që na vendos në krye të listës sipas standardeve ndërkombëtare për besueshmërinë.

Adria Tehnika ka fituar certifikatën EU JAR 145 për cilësinë e lartë të mirëmbajtjes së avionëve dhe për pajtueshmërinë e organizimit dhe sistemit të mirëmbajtjes së përgjithshme të avionit sipas rekomandimeve dhe standardeve në fuqi në BE. Kjo certifikatë e lejon atë që t'u ofrojë shërbimet e saj të mirëmbajtjes së avionëve operatorëve të tjerë të fluturimit. Në vitin 2004, Adria Tehnika ishte një prej dymbëdhjetë kompanive të para në botë që fituan certifikatën e sigurisë IOSA.

Në vitin 2004, Adria Tehnika ishte një prej dymbëdhjetë kompanive të para në botë që fituan certifikatën e sigurisë IOSA.