Fluturimet charter

Prenotoni me charter një avion të tërë

Ne organizojmë fluturime charter nga Ljubljana dhe aeroportet e tjera për ekipet sportive, operatorët turistikë, klientët korporatë dhe operatorët e tjerë.

Fluturimet charter janë një zgjidhje e shkëlqyer për problemet logjistike për grupe të madhësive të ndryshme. Veçanërisht kur drejt vendeve të programuara nuk ka lidhje të shpeshta dhe koha është faktor i rëndësishëm.

Nga ekipet sportive deri te operatorët turistikë

Gjatë viteve të fundit fluturimet tona charter kanë transportuar ekipe të famshme sportive në të gjithë Evropën: Panathinaikos, Olympiakos, Olimpija, Krka, Krim, ekipe të ndryshme kombëtare dhe klube.

Gjatë sezonit të verës ne operojmë rreth 18 fluturime në javë për operatorët turistikë në Slloveni dhe jashtë saj, duke përdorur çdo lloj avioni në flotën tonë.

Ekuipazh miqësor dhe profesionist

Ekuipazhi ynë miqësor dhe profesionist së bashku me shërbimin e shkëlqyer ju presin në fluturimet tona charter. Ushqimi dhe pijet janë falas në udhëtimet charter (shtesë për pijet alkoolike).

Flota jonë

Avionët tanë CRJ (70/72 ose 86 vende) janë idealë për grupe të vogla ose ekipe sportive. Për grupet më të mëdha janë të disponueshëm avionët tanë Airbus A319 (deri në 142/144 vende). Shikoni flotën tonë.

Për fluturimet charter dhe informacion të mëtejshëm

Tjaša Bric
T: +386 4 259 4522
F: +386 4 259 4573
SITA: LJUCHJP
E: