Kuponi dhuratë

Dhuratë me pamje të bukur

Dhurojuni të dashurve tuaj komoditetin e fluturimit mbi re dhe kujtime nga një mori destinacionesh. Kë do të bëni të lumtur me kujtimet e paharrueshme që do të dhuroni?

Blerja e një kuponi dhuratë

Mund të blini një kupon dhuratë nga çdo pikë shitjeje zyrtare e Adria Airways. Zgjidhni vlerën e kuponit dhuratë dhe specifikoni emrin dhe mbiemrin e marrësit. Konfirmimin do ta merrni me email. Ne mund t'ju dërgojmë kuponin dhuratë me postë, mund ta shkarkoni vetë nga uebsajti ynë ose mund t'jua dërgojmë me email në format PDF. Zgjedhja është juaja!

Përdorimi i kuponit dhuratë

Marrësi duhet ta përdorë kuponin dhuratë brenda një viti nga data e blerjes.

Gift Certificate text 1 AL

Kushtet e përdorimit:

  • Kuponët dhuratë mund të blihen në çdo zyrë të Adria Airways në Slloveni ose jashtë saj ose përmes telefonit: + 386 (0) 1 369 1010 (nuk disponohet për blerjet në internet).
  • Kuponi dhuratë duhet të lëshohet në emrin e personit do të udhëtojë dhe nuk mund t'i transferohet një personi tjetër.
  • Numri i kuponit dhuratë është numri EMD.
  • Kur përdorni kuponin dhuratë, numri EMD duhet të jepet si numri i kuponit dhuratë.
  • Kuponi dhuratë mund të përdoret vetëm për të blerë bileta.
  • Për çdo biletë mund të përdoret vetëm një kupon dhuratë. Çdo diferencë mes vlerës së certifikatës dhuratë dhe shumës së biletës duhet të paguhet në momentin e lëshimit të biletës. Është e pagueshme çdo balancë e mbetur.
  • Një kupon dhuratë është i vlefshëm për 12 muaj pas datës së lëshimit.
  • Mund të lëshohen bileta edhe për data udhëtimi që bien pas datës së skadimit të kuponit dhuratë.
  • Kuponët dhuratë (EMD) janë të parimbursueshëm dhe nuk mund të shkëmbehen me të holla.
  • Adria Airways rezervon të drejtën për t'i ndryshuar këto Kushte përdorimi në çdo kohë. Çdo ndryshim në këto Kushte përdorimi do të vihet në dispozicion në këtë uebsajt.

Informacioni dhe blerja:

Qendra e telefonatave

T: +386 (0)1 369 1010

Aeroporti, Lubjanë

T: +386 (0)4 25 94 245

Gift Voucher

Ju lutemi shkarkoni kuponin e posaçëm dhuratë këtu, ruajeni në kompjuter, plotësoni informacionin (mos harroni të vendosni numrin EMD) dhe jepjani një personi të veçantë.