Linja ajrore partnere zyrtare

Një partner i besueshëm për evenimentin tuaj

Po organizoni një konferencë të madhe apo një eveniment tjetër në Slloveni dhe po kërkoni një partner që të transportojë delegatët/pjesëmarrësit? Si partneri juaj, ne mund të ofrojmë shërbime të transportit ajror në itinerarin e Adria Airways.

Çfarë avantazhesh ka partneriteti me Adria Airways?

Detajet e partneritetit përcaktohen përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje reciproke. Ne u ofrojmë delegatëve/pjesëmarrësve dhe atyre që i shoqërojnë një zbritje prej deri në 20% për tarifat e Economy dhe Business në fluturimet direkte të Adria Airways.

Një zbritje prej deri në 20% për tarifat në fluturimet direkte.

Si të bëheni partner i Adria Airways

Hapi i parë është plotësimi i pyetësorit në internet. Në bazë të përgjigjeve tuaja, ne do të vlerësojmë nëse një linjë ajrore partnere zyrtare është zgjidhja e duhur për evenimentin tuaj dhe do të përgatisim një projekt-marrëveshje bashkëpunimi që ju ta shqyrtoni.

Conventions Plus – shërbim shtesë

Nëse evenimenti juaj plotëson kriteret e Star Alliance, ne mund ta shtrijmë marrëveshjen te të gjithë linjat ajrore anëtare që janë dakord me partneritetin dhe në këtë mënyrë ju ofrojmë juve të gjitha avantazhet e shërbimit Conventions Plus. Qëllimi i shërbimit është të thjeshtëzojë organizimin dhe menaxhimin e evenimentit tuaj përmes krijimit të një pike të vetme kontakti. Kriteri i vetëm janë përmasat e evenimentit dhe numri i vendeve dhe kontinenteve nga i cili do të vijnë delegatët.

Adria Airways është anëtare e Zyrës Sllovene të Konventave dhe një aktore aktive në turizmin slloven MICE (mbledhje, stimuj, konferenca dhe ekspozita).