Adria>Shërbimet >Programet e besnikërisë>Adria Corporate Programme

Adria Corporate Programme

Bashkohuni me programin tonë të besnikërisë për bizneset – Adria Corporate Programme

Në botën e biznesit, udhëtimi ajror është forma më praktike e udhëtimit.

Ne dëshirojmë t'i shpërblejmë bizneset dhe personat e tjerë juridikë, punonjësit e të cilëve udhëtojnë me ne dhe kjo është arsyeja pse kemi zhvilluar Adria Corporate Programme. Bizneset e regjistruara në program fitojnë pikë me çdo fluturim, të cilat mund të shkëmbehen për fluturime falas, përmirësim të klasit të udhëtimit ose bagazhe të lejuara shtesë. Regjistrimi nuk ka kosto: regjistrimi në program është krejtësisht falas.

Shikoni se sa pikë fitoni për një fluturim individual >

Punonjësit e regjistruar në Adria Corporate Programme fitojnë pikë për çdo fluturim të Adria dhe biznesi juaj mund t'i shkëmbejë pikët e grumbulluara me shpërblimet e mëposhtme, sipas preferencës:

  • Bileta falas
  • Bagazhe të lejuara shtesë falas
  • Ndryshim të klasit të fluturimit në klasin Business 

Ju mund t'i përdorni pikët e grumbulluara për të ndryshuar klasin e fluturimit të biletës nga Economy në Business (në fluturimet e rregullta të Adria).

Tabela e pikëve që nevojiten për fluturime falas dhe ndryshim të klasit në Business >

Përveç shpërblimeve të mësipërme, anëtarët e programit mund të përfitojnë gjithashtu nga avantazhet e mëposhtme:

  • karta e imbarkimit për celular,
  • përdorim i checkin-it të klasit Business 
  • korsia prioritare për kontrollin e sigurisë në Aeroportin e Lubjanës
  • skonto në makinat me qira (Europcar: 5% zbritje për anëtarët e ACP dhe 15% zbritje për anëtarët e ACP Plus).

            Europcar 150x55

Dodatne ugodnosti

Ku mund të regjistrohem në Adria Corporate Programme?

Plotësoni formularin e regjistrimit dhe na e dërgoni me postë ose email:

Adria Airways  d.o.o.
Sales - ACP
Zgornji Brnik 130h
4210 Brnik

Email: acp@adria.si

Formulari i regjistrimit

Formulari i regjistrimit për anëtarësimin në Adria Corporate Programme (pdf)

Rregullat dhe kushtet e përgjithshme

Rregullat dhe kushtet e anëtarësimit (pdf)

Për informacione të mëtejshme rreth regjistrimit, na shkruani në acp@adria.si.

Regjistrohuni në Adria Corporate Programme dhe filloni të grumbulloni pikë dhe përfitoni menjëherë nga avantazhet e programit!

Menaxhimi i pikëve

Sa është vlefshmëria e pikëve të grumbulluara me Adria Corporate Card?

Pikët e grumbulluara në Adria Corporate Programme janë të vlefshme për tre vjet.

A marrim ne informacione se sa pikë kemi grumbulluar në Adria Corporate Programme, dhe sa shpesh?

Po. Çdo dy muaj ne do t'ju dërgojmë detajet e pikëve totale të grumbulluara në adresën e emailit të kontaktit (me kusht që shuma të ketë ndryshuar që prej njoftimit të fundit).

A mund të shtohen në mënyrë retroaktive pikët e fituara në Adria Corporate Programme?

Nëse për ndonjë arsye një fluturim nga një prej punonjësve tanë nuk është kredituar, ne mund t'i shtojmë pikët në mënyrë retroaktive. Për të shtuar një fluturim dhe pikët përkatëse neve na nevojitet të marrim një kopje të biletës dhe kartën origjinale të imbarkimit maksimalisht brenda gjashtë muajve nga data e fluturimit.