Trajnimi për fluturime

Pse të zgjidhni Qendrën e Karrierës së Fluturimit të Adria?

A ju pëlqen ideja e pilotimit të një avioni të lehtë? Po mendoni të ndiqni karrierën profesionale si pilot? Mirë se vini në Qendrën e Karrierës së Fluturimit të Adria (AFCC), një shkollë trajnimi fluturimi që është krenare për mbi 30 vitet e saj të përvojës, instruktorët e klasit të parë dhe rezultatet e saj të shkëlqyera.

Me më shumë se 50 vjet përvojë në aviacionin ndërkombëtar dhe më shumë se 30 vjet në trajnimin e pilotëve, AFCC sot gëzon një reputacion të shkëlqyer në mbarë Evropën.

Ne ofrojmë një program trajnimi me cilësi të lartë, instruktorë të klasit të parë, përvojë, fleksibilitet, organizim të mirë dhe njohuri teknike.

 

Çfarë programesh ofron AFCC?

Ne ofrojmë programe trajnimi për të gjithë llojet e pilotëve, nga pilotët privatë të avionëve të lehtë sportivë deri te pilotët profesionistë me licenca të nivelit më të lartë.

Informacione të mëtejshme

Adria Airways Flight School Ltd.
Zg. Brnik 130 h
4210 Brnik, Slovenija
T: +386 4 259 4010
E:

Djepi i pilotëve të Adria

AFCC u themelua ë vitin 1980 në partneritet me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Lubjanës. Qëllimi fillestar ishte të trajnonte pilotët për nevojat e Adria Airways prandaj u bë e njohur si 'djepi i pilotëve të Adria'.

Shumica e pilotëve studentë që kanë marrë licencën e tyre të pilotit profesionist përmes AFCC, sot fluturojnë për Adria Airways ose linja të tjera prestigjioze fluturimi në mbarë botën: Lufthansa, Turkish Airlines, Qatar Airways, Emirates, Korean Air, Ryanair dhe të tjera.

Vlerat tona janë: profesionalizmi, përsosmëria, siguria, fleksibiliteti dhe besueshmëria.