Adria krijon lidhje, lidhuni me ne!

1. SHORTEU I ÇMIMEVE:

Organizatori i shorteut të çmimeve "Adria krijon lidhje, lidhuni me ne!" (këtu e tutje e referuar si "shorteu i çmimeve") është Adria Airways d.d., Zgornji Brnik 130h, 4210 Brnik–Aerodrom (këtu e tutje i referuar si "organizatori"). Shorteu i çmimeve administrohet nga Innovatif d.o.o., Poljanski nasip 6, 1000 Ljubljana (këtu e tutje i referuar si "administruesi").

2. Qëllimi i shorteut të çmimeve

Qëllimi i shorteut të çmimeve është promovimi i markës së organizatorit "Adria Airways".

3. Kohëzgjatja e shorteut të çmimeve

Shorteu i çmimeve do të fillojë në 6 korrik 2016 dhe do të përfundojë në orën 23:59 (CET) të datës 31 gusht 2016

4. Pjesëmarrësit

Pjesëmarrja në shorteun e çmimeve është e hapur për të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart që kanë plotësuar një pyetësor në fluturime të caktuara të Adria Airways, në të cilat duhet të përfshijnë një adresë të vlefshme emaili dhe t'ia dorëzojnë pyetësorin e plotësuar një pjesëtari të personelit të kabinës OSE që e plotësojnë pyetësorin në internet në uebsajtin e Adria Airways (www.adria.si) dhe e dërgojnë së bashku me një adresë të vlefshme emaili. Mund të marrin gjithashtu pjesë personat që i dërgojnë të dhënat e tyre me email në përputhje me udhëzimet në uebsajtin www.adria.si.

Pjesëmarrja në shorteun e çmimeve është vullnetare. Pjesëmarrësit duhet të kenë një adresë të vlefshme emaili.

Personat e përfshirë në organizimin, marketingun dhe zhvillimin e shorteut të çmimeve dhe punonjësit e Adria Airways d.d. dhe Innovatif d.o.o. nuk mund të marrin pjesë në shorteun e çmimeve. Personat juridikë nuk mund të marrin pjesë në shorteun e çmimeve.

Nuk kërkohet blerja e një produkti apo e një bilete linje ajrore për pjesëmarrjen në shorteun e çmimeve.

5. Rregullat dhe kushtet e shorteut të çmimeve

Duke marrë pjesë në shorteun e çmimeve, pjesëmarrësit konfirmojnë se i kanë lexuar Rregullat e shorteut të çmimeve dhe se i pranojnë dhe janë dakord me to. Në rast mosmarrëveshjeje apo paqartësie, këto Rregulla do të konsiderohen parësore në lidhje me çdo publikim tjetër qoftë në formë të shtypur, në rrugë elektronike apo në ndonjë formë tjetër. Interpretimi autentik i këtyre Rregullave do të përcaktohet ekskluzivisht nga organizatori dhe administruesi i shorteut të çmimeve.

 

6. Mënyra e pjesëmarrjes në shorteun e çmimeve dhe e administrimit të tij

Regjistrimi

Shorteu i çmimeve do të administrohet në sllovenisht, shqip dhe anglisht.

Kushdo që plotëson pyetësorin dhe jep një adresë të vlefshme emaili, mund të marrë pjesë në shorteun e çmimeve. Pyetësori do të plotësohet në fluturime të caktuara të Adria Airways. Si alternativë, pyetjet dhe të dhënat mund të dërgohen me email në përputhje me udhëzimet e publikuara në uebsajt.

Çdo pyetësor që plotësohet gjatë një fluturimi duhet të bëhet plotësisht dhe pjesëmarrësi duhet të lërë një adresë të funksionale emaili. Pyetësorët e paplotë ose të plotësuar në mënyrë të pasaktë do të përjashtohen nga shorteu i çmimeve.

Pjesëmarrësit që dërgojnë përgjigjet dhe të dhënat me email duhet t'i dërgojnë të gjitha përgjigjet dhe të dhënat e kërkuara, ose ndryshe do të përjashtohen nga shorteu.

Nuk mund të përdoret e njëjta adresë e vlefshme emaili për të marrë pjesë më shumë se një herë.

 

7. Çmimet

Fondi i plotë i çmimeve përbëhet nga sa më poshtë:

 

5x2 bileta fluturimi falas vajtje-ardhje

55x ndryshime të klasit të fluturimit nga Economy në Business

555x copë shtesë falas për bagazhe në checkin

 

dhe

 

3x fluturime në një simulues fluturimi

 

Çmimet aplikohen për të gjitha fluturimet e rregullta të Adria Airways ku Adria Airways është operatori aktual i fluturimit. Një fitues çmimi mund të marrë:

-       dy bileta vajtje-ardhje për një fluturim të zgjedhur nga fituesi i çmimit. Përdorimi i biletave varet nga disponueshmëria e ndenjëseve në fluturimin specifik në fjalë. Ndryshimi i klasit të fluturimit nga Economy në Business për një person në një fluturim vajtje-ardhje. Përdorimi i ndryshimit të klasit të fluturimit varet nga disponueshmëria e ndenjëseve në fluturimin specifik në fjalë.

-       transportimi falas i copës së parë të bagazhit të regjistruar me peshë deri në 23 kg (biletat vetëm me bagazhe dore) ose një copë shtesë bagazhi në check-in me peshë deri në 23 kg (biletat e tjera); aplikohet për një fluturim vajtje-ardhje. Nuk aplikohet për kategoritë e veçanta të bagazheve (pajisjet sportive, instrumentet muzikore, kafshët, etj.).

 

Fituesi i çmimit duhet ta fillojë dhe ta përfundojë udhëtimin mes datave 1 tetor 2016 dhe 15 dhjetor 2016.

 

-       fluturim në një simulues fluturimi. Mundësia për një person që të fluturojë në një simulues fluturimi. Data në të cilën fituesi i çmimit mund të përfitojë nga çmimi do të vendoset më pas, ku Adria Airways dhe fituesit e çmimeve do të përpiqen të bien dakord rreth një date. Çmimi duhet të përdoret përpara fundit të vitit 2016. Kohëzgjatja e fluturimit të simuluar është një orë për çdo fitues individual çmimesh. Simulatori i fluturimit ndodhet në Brnik, në Aeroportin e Lubjanës Jože Pučnik.

 

Vlera e një bilete individuale vajtje-ardhje është deri në 300 €; vlera e një ndryshimi klasi fluturimi në Business për një fluturim vajtje-ardhje është 150 € (ose 75 € për një fluturim vetëm vajtje); vlera e një cope shtesë bagazhi në checkin është 30 € për një fluturim vajtje-ardhje (ose 15 € për një fluturim vetëm vajtje). Vlera e një fluturimi në simulatorin e fluturimit është 50 € (një orë).

 

Çmimet i nënshtrohen tatimit sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat. Në rastin e fituesve të çmimeve që janë subjekte të tatimit mbi të ardhurat, organizatori i shorteut të çmimeve do të parapaguajë tatimin mbi të ardhurat mbi çmimin e marrë. Çdo rregullim i tatimit mbi të ardhurat në përputhje me vendimin vjetor për tatimin mbi të ardhurat do të jetë përgjegjësi e fituesit të çmimit.

Një pjesëmarrës individual mund të marrë vetëm një çmim.  Çmimet nuk mund të shkëmbehen, nuk mund të këmbehen me vlerën e tyre në të holla ose ekuivalentin e tyre në milje shpërblyese dhe janë të patransferueshme.

 

8. Përzgjedhja dhe njoftimi i fituesve të çmimeve

orën 11:00 të datës 20 shtator 2016, organizatori i shorteut të çmimeve do të zgjedhë një fitues përmes një shorteu të rastësishëm në përputhje me këto Rregulla.

Nëse fituesi i zgjedhur nuk plotëson kushtet e përcaktuara në këto Rregulla për pjesëmarrjen në shorteun e çmimeve ose kushtet për pranimin e çmimit, do të zgjidhet pjesëmarrësi i radhës sipas gjykimit të organizatorit, ose nuk do të jepet çmim. Vendimi i organizatorit është i formës së prerë.

Fituesi i çmimit do të njoftohet nga organizatori ose administruesi i shorteut të çmimeve përmes një emaili në adresën e emailit të dhënë nga fituesi i çmimit gjatë regjistrimit për shorteun e çmimeve.

Maksimumi brenda 3 ditësh nga përzgjedhja e fituesve të çmimeve, në uebsajtin www.adria.si do të publikohet një listë e fituesve të çmimeve me emrat e tyre të plotë. Duke marrë pjesë në shorteun e çmimeve, të gjithë pjesëmarrësit bien dakord shprehimisht dhe në mënyrë të parevokueshme për publikimin e të dhënave të mësipërme në uebsajt.

Nuk do të pranohet asnjë apelim kundër përfshirjes në listën e fituesve të çmimeve në bazë të këtyre Rregullave.

Rezultatet e shorteut janë të formës së prerë dhe nuk do të pranohet asnjë apelim.

9. Marrja e çmimeve

Pranimi i këtyre Rregullave dhe plotësimi i kushteve për pjesëmarrje në shorteun e çmimeve janë kushtet për marrjen e çmimeve.

Akordimi/pranimi aktual i çmimit do të bëhet në marrëveshje me organizatorin. Fituesit e çmimeve duhet të dorëzojnë të dhënat e tyre brenda 7 ditëve nga marrja e njoftimit se kanë fituar një çmim.

Organizatori dhe administruesi rezervojnë të drejtën të mos japin çmimet nëse:

-       fituesi i çmimit nuk plotëson kushtet për marrjen e një çmimi,

-       përcaktohet se një pjesëmarrës ka marrë pjesë në shorteun e çmimeve në kundërshtim me Rregullat dhe Kushtet e shorteut të çmimeve,

-       fituesi i çmimit nuk arrin të komunikojë adresën e tij/saj dhe të dhënat e kërkuara (emrin e plotë, adresën, numrin e taksave në rastin e fituesve të çmimeve kryesore) me email brenda 5 ditë pune nga marrja e njoftimit,

-       fituesi i çmimit nuk arrin të pranojë çmimin në datën e caktuar pa justifikim.

10. Përjashtimi i përgjegjësisë

Organizatori dhe administruesi nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për:

-       mosfunksionimin e pyetësorit (aplikimit) në uebsajt dhe/ose uebsajtit dhe pasojat e këtij mosfunksionimi, pavarësisht nga arsyet për mosfunksionimin,

-       çdo pasojë që pjesëmarrësit mund të pësojnë si rezultat i marrjes pjesë në shorteun e çmimeve mbi të cilat organizatori dhe administruesi nuk kanë asnjë influencë.

11. Detyrimet e fituesve të çmimeve në lidhje me pranimin e çmimeve

Nëse një fitues çmimi nuk arrin të plotësojë kushtet e përcaktuara në këto Rregulla në lidhje me pranimin e çmimeve, refuzon të pranojë çmimin, nuk arrin të pranojë çmimin brenda 7 ditëve nga shorteu ose nuk arrin të sigurojë të dhënat e nevojshme brenda afatit përfundimtar pas marrjes së njoftimit, do të konsiderohet se ai/ajo nuk dëshiron ta marrë çmimin dhe organizatori dhe administruesi i shorteut të çmimeve do të konsiderohen të lirë nga çdo detyrim kundrejt fituesit të çmimit.  Në rast se një pjesëmarrës humb të drejtën për një çmim, organizatori do të vendosë nëse do t'ia japë ose jo çmimin një pjesëmarrësi tjetër. 

Duke rënë dakord me Rregullat e shorteut të çmimeve dhe me pranimin e një çmimi, fituesi i çmimit bie dakord gjithashtu me publikimin e fotografisë dhe/ose të dhënave të tij në median e Adria Airways.

12. Mbrojtja e të dhënave personale

Të gjitha të dhënat personale që merren nga pjesëmarrësit në shorteun e çmimeve do të mbrohen në përputhje me këtë Nen (Neni 12) dhe rregulloret e përgjithshme të organizatorit të shorteut të çmimeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (ZVOP-1).

Pjesëmarrësit në shorteun e çmimeve bien dakord shprehimisht që organizatori i shorteut të çmimeve t'i përdorë të dhënat personale të dhëna nga pjesëmarrësit brenda kontekstit të pjesëmarrjes në shorteun e çmimeve për qëllimet e shorteut të çmimeve dhe për aktivitetet e marketingut të organizatorit (njoftime mbi produktet, shërbimet, shorte të çmimeve dhe konkurset dhe aktivitete të tjera promocionale të zhvilluara nga organizatori i shorteut të çmimeve, marrje të dhënash të rastësishme, anketime dhe përpunime statistikore të dhënash, përshtatje ofertash dhe segmentim, studime tregu, dhënie informacioni rreth lajmeve, ngjarjeve dhe përfitimeve, buletine informative dhe materiale të tjera reklamuese).

Fituesit e çmimeve do të autorizojnë shprehimisht organizatorin e shorteut të çmimit të publikojë të dhënat e tyre personale në median publike dhe në internet për qëllime të publikimit të informacionit rreth rezultateve të shorteut ose pranimit të çmimeve.

13. Aksesi në Rregullat e shorteut të çmimeve

Rregullat e shorteut të çmimeve do të publikohen në uebsajtin www.adria.si dhe do të jenë të disponueshme për t'u konsultuar nga të gjithë pjesëmarrësit për kohëzgjatjen e shorteut të çmimeve.

14. Dispozita të tjera

Organizatori nuk do të pranojë regjistrime të vona, regjistrime të plotësuara në mënyrë të pasaktë ose të paplota për shorteun e çmimeve. Vendimi i organizatorit dhe i administruesit të shorteut të çmimeve në lidhje me të gjitha çështjet që lidhen me shorteun e çmimeve do të jetë i formës së prerë dhe do të zbatohet për të gjithë pjesëmarrësit.

Organizatori dhe administruesi i shorteut të çmimeve rezervojnë të drejtën të ndryshojnë këto Rregulla nëse kjo kërkohet për arsye ligjore, teknike ose tregtare. Pjesëmarrësit do të njoftohen për çdo ndryshim të këtyre Rregullave përmes një njoftimi në uebsajtin www.adria.si. Vazhdimi i pjesëmarrjes në shorteun e çmimeve pas publikimit të ndryshimeve të Rregullave do të konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve dhe rënie dakord me to.

Organizuesi rezervon të drejtën të shtyjë afatin e lojës dhe të njoftojë pjesëmarrësit rreth shtyrjes duke dhënë njoftim në uebsajtin adria.si.

Për çdo çështje që mund të lindë në lidhje me shorteun e çmimeve dhe që nuk rregullohen nga këto Rregulla, do të jepet një interpretim i Rregullave nga një panel me tre anëtarë i emëruar nga organizatori, panel i cili është gjithashtu përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e shorteut të çmimeve. Interpretimi i panelit do të jetë i formës së prerë dhe kundër tij nuk do të lejohen apelime.

Vendimet e organizatorit në përputhje me Rregullat mbi administrimin e shorteut të çmimeve janë të formës së prerë dhe detyruese për të gjithë pjesëmarrësit.

Këto rregulla do të hyjnë në fuqi ditën kur ato miratohen: 30 qershor 2016

Organizatori i shorteut të çmimeve:


Adria Airways d.d.