Adria>Kushtet e përgjithshme të lojës me çmime

Kushtet e përgjithshme të lojës me çmime

1. Detajet e organizatorit të shorteut të çmimeve

Organizatori i shorteut të çmimeve "Adria krijon lidhje!" (këtu e tutje e referuar si "shorteu i çmimeve") është Adria Airways d.d., Zgornji Brnik 130h, 4210 Brnik–Aerodrom (këtu e tutje i referuar si "organizatori"). Shorteu i çmimeve administrohet nga Innovatif d.o.o., Poljanski nasip 6, 1000 Ljubljana (këtu e tutje i referuar si "administruesi").

2. Qëllimi i shorteut të çmimeve

Qëllimi i shorteut të çmimeve është promovimi i markës së organizatorit "Adria Airways".

3. Kohëzgjatja e shorteut të çmimeve

Shorteu i çmimeve do të fillojë në 8 gusht 2016 dhe do të përfundojë në orën 23:59 (CET) të datës 5 tetor 2016. Shorteu do të zhvillohet në datë 6 tetor 2016.

Organizatori ruan të drejtën të shtyjë zhvillimin e shorteut dhe të njoftojë pjesëmarrësit për këtë përmes një njoftimi në uebsajtin adria.si

4. Pjesëmarrësit

Pjesëmarrja në shorteun e çmimeve është e hapur për të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart që marrin pjesë në shorteun e çmimeve përmes aplikacionit në uebsajtin e Adria Airways, në të cilin kanë plotësuar të gjitha fushat e kërkuara dhe konfirmojnë një kërkesë për të dërguar kartolinë në emrin e tyre.

Pjesëmarrësja është gjithashtu e hapur për marrësit e kësaj kartoline (të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart) që bien dakord të marrin pjesë në shorteun e çmimeve dhe të abonohen në lajmet e MyAdria.

Pjesëmarrja në shorteun e çmimeve është vullnetare. Pjesëmarrësit duhet të kenë një adresë të vlefshme emaili.

Personat e përfshirë në organizimin, marketingun dhe zhvillimin e shorteut të çmimeve dhe punonjësit e Adria Airways d.d. dhe Innovatif d.o.o. nuk mund të marrin pjesë në shorteun e çmimeve. Personat juridikë nuk mund të marrin pjesë në shorteun e çmimeve.

Nuk kërkohet blerja e një produkti apo e një bilete linje ajrore për pjesëmarrjen në shorteun e çmimeve.

5. Rregullat dhe kushtet e shorteut të çmimeve

Duke marrë pjesë në shorteun e çmimeve, pjesëmarrësit konfirmojnë se i kanë lexuar Rregullat e shorteut të çmimeve dhe se i pranojnë dhe janë dakord me to. Në rast mosmarrëveshjeje apo paqartësie, këto Rregulla do të konsiderohen parësore në lidhje me çdo publikim tjetër qoftë në formë të shtypur, në rrugë elektronike apo në ndonjë formë tjetër. Interpretimi autentik i këtyre Rregullave do të përcaktohet ekskluzivisht nga organizatori dhe administruesi i shorteut të çmimeve.

6. Mënyra e pjesëmarrjes në shorteun e çmimeve dhe e administrimit të tij

Regjistrimi

Shorteu i çmimeve do të administrohet në sllovenisht, shqip, malazisht dhe maqedonisht.

Përdoruesit ftohen të vizitojnë uebsajtin e Adria Airways në gjuhën e tyre. Në uebsajt ata do të gjejnë një aplikacion që i lejon t'u dërgojnë një kartolinë falas miqve të tyre brenda ose jashtë vendit kudo në Evropë ose Rusi.

Për të dërguar një kartolinë, përdoruesi duhet t'i shkruajë një mesazh të shkurtër mikut ose mikeshës së vet dhe të shkruajë të dhënat e marrësit (emri i plotë, adresa) si dhe të dhënat e veta (emri i plotë, adresa e emailit dhe, sipas dëshirës, një numër telefoni celular).

Duke plotësuar të dhënat e tyre, duke rënë dakord me kushtet dhe duke konfirmuar njoftimin me email, përdoruesit marrin pjesë në shorteun për bileta avioni dhe marrin një kod promocional me vlerë 20 €, për t'u përdorur për blerjen e radhës të biletave të avionit.

Secili përdorues mund të dërgojë vetëm një kartolinë.

Adria Airways do t'i printojë kartolinat në emër të dërguesit dhe do t'i dërgojë në formë fizike në adresën e përcaktuar të shtëpisë së marrësit. Përveç mesazhit personal të dërguesit, kartolina do të përmbajë një kod identifikues që marrësi mund ta përdorë në uebsajtin e Adria Airways për të përfituar kodin e vet promocional me vlerë 20 € për blerjen e radhës të biletave të avionit si dhe njëkohësisht për të rënë dakord me pjesëmarrjen në shorteun e çmimeve për bileta avioni dhe për t'u abonuar në lajmet e MyAdria. Përdoruesit gjithashtu kanë opsionin të japin një numër telefoni celular për të marrë njoftime me SMS.

Kartolinat mund të dërgohen deri në orën 23:59 (Ora e Evropës Qendrore) të datës 15 shtator 2016 (duke përfshirë edhe këtë orë). Marrësit e kartolinave mund të regjistrojnë dhe të marrin kodin e tyre promocional deri në orën 23:59 (Ora e Evropës Qendrore) të datës 5 tetor 2016.

Përdoruesit mund të marrin pjesë vetëm një herë në shorteun e çmimeve me një adresë të vetme të vlefshme emaili.

Aplikohen rregullat dhe kushtet e mëposhtme për përdorimin e kodit promocional për të gjithë pjesëmarrësit që marrin një kod promocional:

  • Biletat mund të blihen në internet duke përdorur kodin promocional nga data 8 gusht 2016 deri 30 nëntor 2016 (duke përfshirë edhe këto data).
  • Kodi promocional është i vlefshëm për udhëtimet që fillojnë nga data 15 shtator 2016 deri në 15 dhjetor 2016 (duke përfshirë edhe këto data).
  • Kodi promocional aplikohet për biletat e blera në fluturimet direkte të Adria Airways.
  • Kodi promocional nuk mund të shkëmbehet me të holla.
  • Numri i kodeve promocionale është i kufizuar. Secili kod mund të përdoret vetëm një herë.
  • Në rast se vlera e zbritjes tejkalon vlerën e tarifës, diferenca nuk do të rimbursohet.

7. Çmimet

Ofrohen çmimet e mëposhtme:

  • 5 x 2 bileta fluturimi falas vajtje-ardhje

Biletat duhet të rezervohen dhe udhëtimi duhet të fillojë deri maksimumi në 1 dhjetor 2016. Përdorimi i biletave të çmimit varet nga disponueshmëria e ndenjëseve në fluturimin specifik në fjalë. Biletat e çmimit janë të vlefshme për fluturimet vajtje=ardhje në shërbimet e fluturimeve të rregullta të Adria Airways (duke përfshirë udhëtimin përmes Lubjanës).

Një pjesëmarrës individual mund të marrë vetëm një çmim. Çmimet nuk mund të shkëmbehen. Nuk ofrohet ekuivalenti në të holla.

Çmimet i nënshtrohen tatimit sipas Ligjit për Tatimin mbi të Ardhurat. Në rastin e fituesve të çmimeve që janë subjekte të tatimit mbi të ardhurat, organizatori i shorteut të çmimeve do të parapaguajë tatimin mbi të ardhurat mbi çmimin e marrë. Çdo rregullim i tatimit mbi të ardhurat në përputhje me vendimin vjetor për tatimin mbi të ardhurat do të jetë përgjegjësi e fituesit të çmimit. Shuma e tatueshme është çmimi i tregut i vlerës totale të një bilete individuale në ditën e lëshimit të saj.

Një pjesëmarrës individual mund të marrë vetëm një çmim. Çmimet nuk mund të shkëmbehen, nuk mund të këmbehen me vlerën e tyre në të holla ose ekuivalentin e tyre në milje shpërblyese dhe janë të patransferueshme.

8. Përzgjedhja dhe njoftimi i fituesve të çmimeve

Në datë 6 tetor 2016, organizatori i shorteut të çmimeve do të zgjedhë pesë fitues përmes një shorteu të kompjuterizuar në përputhje me këto Rregulla.

Nëse fituesi i zgjedhur nuk plotëson kushtet e përcaktuara në këto Rregulla për pjesëmarrjen në shorteun e çmimeve ose kushtet për pranimin e çmimit, nuk do të jepet asnjë çmim. Vendimi i organizatorit është i formës së prerë.

Fituesi i çmimit do të njoftohet nga organizatori ose administruesi i shorteut të çmimeve përmes një emaili në adresën e emailit të dhënë nga fituesi i çmimit gjatë regjistrimit për shorteun e çmimeve.

Maksimumi brenda 5 ditësh nga përzgjedhja e fituesve të çmimeve, në uebsajtin e Adria Airways do të publikohet një listë e fituesve të çmimeve me emrat e tyre të plotë. Duke marrë pjesë në shorteun e çmimeve, të gjithë pjesëmarrësit bien dakord shprehimisht dhe në mënyrë të parevokueshme për publikimin e të dhënave të mësipërme në uebsajt. Fituesit e çmimeve do të njoftohen gjithashtu me email rreth çmimit dhe kushteve për përdorimin e tij, brenda 7 ditëve nga shorteu.

Nuk do të pranohet asnjë apelim kundër përfshirjes në listën e fituesve të çmimeve në bazë të këtyre Rregullave.

Rezultatet e shorteut janë të formës së prerë dhe nuk do të pranohet asnjë apelim.

9. Marrja e çmimeve

Pranimi i këtyre Rregullave dhe plotësimi i kushteve për pjesëmarrje në shorteun e çmimeve janë kushtet për marrjen e çmimeve.

Akordimi/pranimi aktual i çmimit do të bëhet në marrëveshje me organizatorin.

Organizatori dhe administruesi rezervojnë të drejtën të mos japin çmimet nëse:

  • fituesi i çmimit nuk plotëson kushtet për marrjen e një çmimi,
  • përcaktohet se një pjesëmarrës ka marrë pjesë në shorteun e çmimeve në kundërshtim me Rregullat dhe Kushtet e shorteut të çmimeve,
  • fituesi i çmimit nuk arrin të komunikojë adresën e tij/saj dhe të dhënat e kërkuara (emrin e plotë, adresën, numrin e taksave dhe të dhënat e tjera të kërkuara) me email brenda 5 ditë pune nga marrja e njoftimit,
  • fituesi i çmimit nuk arrin të pranojë pa justifikim çmimin në datën e caktuar.

10. Përjashtimi i përgjegjësisë

Organizatori dhe administruesi nuk pranojnë asnjë përgjegjësi për:

  • mosfunksionimin e aplikacionit në uebsajt dhe/ose uebsajtit dhe pasojat e këtij mosfunksionimi, pavarësisht nga arsyet për mosfunksionimin,
  • çdo pasojë që pjesëmarrësit mund të pësojnë si rezultat i marrjes pjesë në shorteun e çmimeve mbi të cilat organizatori dhe administruesi nuk kanë asnjë influencë.

11. Detyrimet e fituesve të çmimeve në lidhje me pranimin e çmimeve

Nëse një fitues çmimi nuk arrin të plotësojë kushtet e përcaktuara në këto Rregulla në lidhje me pranimin e çmimeve, refuzon të pranojë çmimin, nuk arrin të pranojë çmimin brenda 7 ditëve nga shorteu ose nuk arrin të sigurojë të dhënat e nevojshme brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit, do të konsiderohet se ai/ajo nuk dëshiron ta marrë çmimin dhe organizatori dhe administruesi i shorteut të çmimeve do të konsiderohen të lirë nga çdo detyrim kundrejt fituesit të çmimit. Në rast se një pjesëmarrës humb të drejtën për një çmim, organizatori do të vendosë nëse do t'ia japë ose jo çmimin një pjesëmarrësi tjetër.

Duke rënë dakord me Rregullat e shorteut të çmimeve dhe me pranimin e një çmimi, fituesi i çmimit bie dakord gjithashtu me publikimin e fotografisë dhe/ose të dhënave të tij në median e Adria Airways.

12. Mbrojtja e të dhënave personale

Të gjitha të dhënat personale që merren nga pjesëmarrësit në shorteun e çmimeve do të mbrohen në përputhje me këtë Nen (Neni 12) dhe rregulloret e përgjithshme të organizatorit të shorteut të çmimeve në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (ZVOP-1).

Pjesëmarrësit në shorteun e çmimeve bien dakord shprehimisht që organizatori i shorteut të çmimeve t'i përdorë të dhënat personale të dhëna nga pjesëmarrësit brenda kontekstit të pjesëmarrjes në shorteun e çmimeve për qëllimet e shorteut të çmimeve dhe për aktivitetet e marketingut të organizatorit (njoftime mbi produktet, shërbimet, shorte të çmimeve dhe konkurset dhe aktivitete të tjera promocionale të zhvilluara nga organizatori i shorteut të çmimeve, marrje të dhënash të rastësishme, anketime dhe përpunime statistikore të dhënash, përshtatje ofertash dhe segmentim, studime tregu, dhënie informacioni rreth lajmeve, ngjarjeve dhe përfitimeve, buletine informative dhe materiale të tjera reklamuese).

Fituesit e çmimeve do të autorizojnë shprehimisht organizatorin e shorteut të çmimit të publikojë të dhënat e tyre personale në median publike dhe në internet për qëllime të publikimit të informacionit rreth rezultateve të shorteut ose pranimit të çmimeve.

Organizatori nuk do të ruajë të dhënat personale të marrësve të kartolinave që jep dërguesi ose nuk do t'i përdorë ato për qëllime të tjera përveç dërgimit të kartolinës.

13. Aksesi në Rregullat e shorteut të çmimeve

Rregullat e shorteut të çmimeve do të publikohen në uebsajtin e Adria Airways dhe do të jenë të disponueshme për t'u konsultuar nga të gjithë pjesëmarrësit për kohëzgjatjen e shorteut të çmimeve.

14. Dispozita të tjera

Organizatori nuk do të pranojë regjistrime të vona, regjistrime të plotësuara në mënyrë të pasaktë ose të paplota për shorteun e çmimeve. Vendimi i organizatorit dhe i administruesit të shorteut të çmimeve në lidhje me të gjitha çështjet që lidhen me shorteun e çmimeve do të jetë i formës së prerë dhe do të zbatohet për të gjithë pjesëmarrësit.

Organizatori dhe administruesi i shorteut të çmimeve rezervojnë të drejtën të ndryshojnë këto Rregulla nëse kjo kërkohet për arsye ligjore, teknike ose tregtare. Pjesëmarrësit do të njoftohen për çdo ndryshim të këtyre Rregullave përmes një njoftimi në uebsajtin e Adria Airways. Vazhdimi i pjesëmarrjes në shorteun e çmimeve pas publikimit të ndryshimeve të Rregullave do të konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve dhe rënie dakord me to.

Për çdo çështje që mund të lindë në lidhje me shorteun e çmimeve dhe që nuk rregullohen nga këto Rregulla, do të jepet një interpretim i Rregullave nga një panel me tre anëtarë i emëruar nga organizatori, panel i cili është gjithashtu përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e shorteut të çmimeve. Interpretimi i panelit do të jetë i formës së prerë dhe kundër tij nuk do të lejohen apelime.

Vendimet e organizatorit në përputhje me Rregullat mbi administrimin e shorteut të çmimeve janë të formës së prerë dhe detyruese për të gjithë pjesëmarrësit.

Këto rregulla do të hyjnë në fuqi ditën kur ato miratohen: 8 gusht 2016

Organizatori i shorteut të çmimeve:

Adria Airways d.d.