Transfertat

Me Adria në aeroport e më tej

Përfitoni nga shërbimi ynë për transfertat mes aeroportit dhe destinacionit tuaj përfundimtar: ne ofrojmë transferta vajtje-ardhje nga Aeroporti i Lubjanës drejt aeroporteve (ose stacioneve të trenit/autobusëve) në Zagreb, Portorož, Maribor Venecia, Klagenfurt dhe Trieste. Shërbimet tona të transfertave të aeroportit tani përfshijnë edhe transfertat vajtje-ardhje nga Aeroporti i Podgoricës në Budva dhe Tivat.

Ne synojmë t’ju ofrojmë gamën më të gjerë të mundshme të opsioneve për udhëtimin tuaj, për ta sjellë më pranë jush aeroportin tuaj të nisjes ose të mbërritjes, si dhe për t’i bërë planet tuaja të udhëtimit më të thjeshta dhe më të lehta. Kjo është arsyeja pse kemi bashkuar forcat me operatorët e autobusëve dhe mikrobusëve për t’ju ofruar juve transferta përveç fluturimeve dhe në këtë mënyrë ju ndihmojmë të shkoni nga aeroporti në destinacionin e zgjedhur prej jush. Oraret për shërbime e transfertave në aeroport janë të koordinuara me oraret e mbërritjes dhe nisjes së fluturimeve të Adria.

Rezervimi për udhëtimin me mikrobus është shumë i thjeshtë. Mund të rezervoni të gjithë udhëtimin duke përfshirë udhëtimin me mikrobus direkt përmes uebsajtit tonë duke zgjedhur pikën aktuale të nisjes ose të përfundimit të udhëtimit tuaj (ZAG/ZGC, POW/PZJ, KLU/KGV, VCE/XVY, MBX, TIV, TIA, DUH, PRT, YZJ, VRR, XSA, QBA, ose TRS/TXB). Çmimi që paguani për fluturimin do të përfshijë gjithashtu edhe koston e udhëtimit me mikrobus.

Itinerari

Vendi i nisjes/mbërritjes

Çmimi*

Venecia – Lubjanë


Lubjanë – Venecia

Venecia (XVY): Stacioni i trenit Mestre, përballë Hotel Plaza
Aeroporti i Marco Polo (VCE)

Lubjanë: Aeroporti i Lubjanës (LJU)

32 EUR

Trieste  – Lubjanë


Lubjanë – Trieste

Trieste (TXB): Stacioni i trenit Trieste Centrale, Piazza della Libertà 8
Aeroporti i Friuli Venezia Giulia (TRS)

Lubjanë: Aeroporti i Lubjanës (LJU)

22 EUR

Klagenfurt – Lubjanë


Lubjanë - Klagenfurt

Klagenfurt (KGV): Stacioni i trenit Klagenfurt
Aeroporti i Klagenfurt (KLU)

Lubjanë: Aeroporti i Lubjanës (LJU)

38 EUR

Portoroz – Lubjanë


Lubjanë – Portoroz

Portoroz (PZJ): Stacioni i autobusëve Portoroz
Aeroporti i Portoroz (POW)

Lubjanë: Aeroporti i Lubjanës (LJU)

25 EUR

Maribor – Lubjanë


Lubjanë – Maribor

Maribor (MSB): Stacioni i autobusëve Maribor
Aeroporti i Maribor (MBX)

Lubjanë: Aeroporti i Lubjanës (LJU)

29 EUR

Zagreb – Lubjanë


Lubjanë – Zagreb

Zagreb (ZGC): Stacioni i autobusëve Zagreb, Avenija Marina Držića 4
Aeroporti i Zagreb (ZAG)

Lubjanë: Aeroporti i Lubjanës (LJU)

22 EUR

Podgoricës – Budva


Budva – Podgoricës

Podgoricës (TGD): Aeroporti i Podgoricës

Budva (QBA): Pranë Hotel Tre Canne, përballë rezortit Slovenska Plaža

20 EUR

 

Podgoricës – Tivat


Tivat – Podgoricës

Podgoricës (TGD): Aeroporti i Podgoricës

Tivat (TIV): Aeroporti i Tivat

25 EUR

 

Tiranë – Durrës


Durrës – Tiranë

Tiranë (TIA): Aeroporti i Tiranës

Durrës (DUH): Stacioni i trenit Durrës

30 EUR

 

Tiranë – Prishtinë


Prishtinë – Tiranë

Tiranë (TIA): Aeroporti i Tiranës

Prishtinë (PRT): Stacioni i trenit Prishtinë

95 EUR

 

Tiranë – Ohrid


Ohrid – Tiranë

Tiranë (TIA): Aeroporti i Tiranës

Ohrid (YZJ): Stacioni i autobusëve Ohrid

90 EUR

 

Tiranë – Vlorë

Vlorë – Tiranë

Tiranë (TIA): Aeroporti i Tiranës

Vlorë (VRR): Stacioni i trenit Vlorë

50 EUR

 

Tiranë – Sarandë


Sarnadë – Tiranë

Tiranë (TIA): Aeroporti i Tiranës

Sarandë (XSA): Stacioni i autobusëve Sarandë

80 EUR

 

*kostoja e udhëtimit me mikrobus drejt një pike specifike mbërritjeje është e përfshirë në çmimin e fluturimit. Çmimi i cituar është vetëm për udhëtimet vetëm vajtje.